pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvjojobetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişbetplaybetewinbetewinbetgarantibetgarantipalacebetpalacebetcasinomilyoncasinomilyon girişbetgarantiesbet girişesbetbahiscasino girişbahiscasinobetbey girişbetbeynesinecasino girişnesinecasinojojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişsonbahisamgbahiscasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişibizabetjojobetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusucasinosezardeneme bonusucasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscommarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbetdeneme bonusuibizabet girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomcasibomgrandpashabetmarsbahisgrandpashabet güncel girişdeneme bonusujojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Andi Bushati/Audiopërgjimi, ku dyshohet se ka rënë pre fizike vëllai i ministrit të Brendshëm dhe pre politike vetë Fatmir Xhafa, dëshmoi edhe njëherë se sa e cekët, qesharake madje dhe me efekte dëmtuese për vetë Ramën është makineria e propagandës së ngritur prej tij.

Menjëherë sapo PD-ja nxori materialin audio të dëshmitarit X, taborët politikë dhe mediatikë u vërsulën si të çartur për të thënë se ai nuk ishte i vërtetë.

PS zyrtarisht mohoi një përgjim “me zë, po pa figurë”, ministri i Brendshëm e quajti një sajesë të plotë, mashtrim nga fillimi deri në fund”, ndërsa qershia mbi tortë, kryeministri brenda ditës, shpalli se ai rezultonte i trukuar, pasi ai vetë kishte urdhëruar ekpertizën në një laborator prestigjioz ndërkombëtar që ia kishte konfirmuar këtë.

Aq i obsesionuar dukej Rama në imponimin e këtij versioni, sa ai pranoi t’i përkushtohej atij në mbledhjen e grupit parlamentar, duke eklipsuar totalisht takimin me presidentin Makron, jehonën e letrës plot pathos që i kishte dërguar atij dhe anulimin e “udhëtimit së bashku” për të shkuar drejt Sofies. Rama tregoi se kishte nevojë urgjente të impononte versionin e tij propagandistik.

Kjo strategji rezultoi një blof fëminor. Kryeministri nuk mundi të bindte askënd se ai personalisht (në fjalim përdori fjalën “Unë” dhe asnjë institucion tjetër të policisë apo prokurorisë) kishte marrë një përgjigje shkencore, pa pasur në dorë përgjimin origjinal, krahasimin me zërin e të dyshuarit Agron Xhafaj, etj. Ai nuk tregoi as emër laboratori shkencor dhe as se si ishte dhënë përgjigja aq shpejt.

Këtyre dyshimeve të para se Rama po tentonte të impononte një version të gënjeshtërt, i’u shtuan edhe faktet.

Dëshmitari X u shfaq tashmë edhe me figurë për të treguar se ai përgjim qe real. Më pas u mor vesh se këtë e dinin edhe prokuroria edhe policia, të cilët rendën “të kapnin” Albert Veliun, përpara se emri dhe imazhi i tij të bëhej publik nga Partia Demokratike.

Pyetjet që ngrihen pas kësaj janë disa: nëse biseda nuk do të qe reale, nga e dinin organet shtetërore se kush ishte bashkëbiseduesi i dytë? Nëse ata do të qenë të bindur se audio përgjimi qe i manipuluar, pse do të nxitonin menjëherë të neutralizonin dëshmitarin X? Po të ishin të qetë, pse duhej të vepronin me kaq panik?

I gjithë ky përshkallëzim ngjarjesh të krijon bindjen se përpjekja për të shpallur audiopërgjimin një “spekulim nga fillimi në fund” ishte një manipulim nga fillimi në fund.

Rrjedhja logjike e situatave dëshmon se ajo bisedë sipas të gjitha gjasave është zhvilluar. Se Agron Xhafaj dhe dëshmitari X kanë folur së bashku. Se ata madje edhe janë përgjuar. Deri në këtë pikë ka fare pak dyshime.

Dyshimet fillojnë e lindin në një tjetër pikë. Ato shtohen në momentin kur ky audio-përgjim po tenton të përdoret nga Partia Demokratike si një vërtetim i tezës së saj, se Agron Xhafaj është favorizuar të vazhdojë trafiqet nën ombrellën e vëllait të tij ministër.

Por, deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë konkrete dhe asnjë fakt të prekshëm për këtë. As përgjimi i bisedës së tij me dëshmitarin X, dhe as rrëfimi i mëpastajmë i Albert Veliut, nuk përbëjnë një bazë të fortë për të ngritur këtë pretendim.

Mirë po, as Rama, as të tijët nuk patën nerva dhe nuk duruan të hynin në debatin racional se cila është përgjegjësia konkrete e ministrit. Ata refuzuan përplasjen me argumente nëse ky përgjim e cenonte apo jo Fatmir Xhafën.

Ata zgjodhën rrugën më të shkurtër, më sipërfaqësore dhe më idiote, atë të mohimit të gjithçkaje. Ata vazhduan t’i besojnë parimit se skandali duhet ngordhur që në vezë. Ata ndoqën rrugën qorre të besimit se një gënjeshtër e thjeshtë është shumë më efikase se një e vërtetë e sofistikuar. Dhe prandaj zgjodhën aty për aty strategjinë e “përgjimit të manipuluar”.

Ata përsëritën të njëjtën gafë propagandistike, si me avionët e drogës që i bënë mushkonja, si me Dritan Zaganin që e quajtën si të pabesueshëm kur denoncoi marrëdhënien Tahiri- Habilaj, si me hashashin që thoshin se e kishin zhdukur në 2015, ndërkohë që ai ishte në lulëzimin më të madh.

Ata zgjodhën të mbysin debatin për një të vërtetë të diskutueshme me anë të propagandës. Dhe ky qe gabimi i tyre më i madh.

Ky qe dështimi i makinerisë së tyre të manipulimit. Sepse që sot e tutje gjithkujt mund t’i lindë e drejta të dyshojë: deri sa na gënjyen për vërtetësinë e përgjimit, paskan pasur diçka për të fshehur; deri sa e bënë për një element, mund ta bëjnë edhe për gjithë historinë.

Pikërisht për këtë historia e dëshmitarit X është një tjetër provë flagrante se sa foshnjore dhe naive është strategjia e komunikimit të Edi Ramës. (Lapsi)

Tags: ‘dëshmitari x’fundipropagandësrilindase

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Mali i Zi nuk e dorëzon Shqipërinë, Rama mbeti pa fjalë në Samit

Trishtimi i sulmuesit të Bayernit: Tërhiqem nga kombëtarja, stafi dhe Low...

Sidrit Guri prezantohet tek ekipi belg: Mirëserdhe goleador







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi që kryente mashtrime me Call Center, arrrestohen 7 shtetas shqiptarë dhe të huaj

by mirseda
16:54 | 17/06/2026
0

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 7 shtetas, shqiptarë dhe të huaj si dhe kanë proceduar...

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesa, ndërhyjnë zjarrfikësit

16:46 | 17/06/2026

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

16:41 | 17/06/2026

Deklarata e Koçekut, ish-ministri i Jashtëm: Kushdo që ndihet i kërcënuar, t’i drejtohet organeve

16:28 | 17/06/2026

Rama pas votës në PE: U rrëzua amendamenti për Sazanin e Zvërnecin, protestuesit gabojnë

16:17 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com