Gazeta “Si” vazhdon të zbardhë pjesë nga dosja hetimorë mbi grupin që u bashkua në një për të përballuar kundërshtarët, por që më pas u përça dhe pas vrasjes së Klodjan Saliut, grupin rival e drejtoi Endrit Dokle.
Në dosje përmendet se si pas atentatit të dështuar nga Marsel Sotiri në adresë të Lulzim Berishës ku ngelën të vrarë dy anëtarët e grupit dhe ku ndërkohë u arrestua Viktor Ymeri, situata në Durrës ishte e tensionuar
Dëshmitari i Drejtësisë Adriatik Coli tregon
Ne ishim te klubi i Lates. Une, Lul Bersisha, Plaurent Dervishi, Indrit Taullai, Arjan Saliu dhe Klodian Saliu. Ai, Dania, vjen në adresë të Ed Ongarit dhe thëret Klodin, i cili çohet nga tavolina dhe takon Danen. I thotë Klodit Dania që a mund të dalë i lirshëm Ed Ongari. Klodi i thotë të vazhdojë, nuk kam gjë me atë. Klodi i kishte marrë të gjitha haberet se ku ishin strehuar grupi i Marsel Sotirit. Ishin strehuar te shtepia e Ed Ongarit që ndodhet tek lagjia e Dylit.
Ishin strehuar që para se të vriteshin Ilir Xhunga dhe Arben Paja dhe ishin srtehuar për të vrare Klodian Saliun dhe Lul Berishën. Dolën bllof se vranë personat e siperciatuar Ilir Xhungen dhe Arben Pajen. Ed Ongari filloi të dalë lirshem në Durrës. Atë natë që erdhi Dania qëndrojmë te shtëpia e Klodian Saliut, unë, Klodi, Arjan Saliu, Plaurent Dervishi, Lul Berisha dhe Indrit Taullai.
Atë nate rrinim para portës së shtëpisë së Arjanit. Verë ishte. Pas muhabetit, Klodani i thotë Lulit çfarë do bëjmë se zgjati si shumë, na janë vrarë dy vëllezër. Luli i thotë gati jam. Me kaq u mbyll. Atë natë shkojmë në shtëpi dhe flemë gjumë, te shtëpia e Klodit, e vjetra, që është ngjitur me shtëpine e Arjanit. Te nesermen nisemi te shtepia e babës së Plaurentit, bashkë me Lulin. Atje ndodhej Ylli Shaba dhe Red Drevishi. Plarenti i thotë Ylli Shabes: ke ndonjë fotografi te Tur Labit.
Pra ishte Tur Labi që do të vritej. Ylli shkon në shtëpi dhe merr fotografitë që kishte dalë me Turin në moshën 16-17 vjeç. I pruri te shtëpia e babës së Plaurentit. E pa Luli e Plaurenti (fotografinë) e thanë që është shumë i ri këtu, por tani ka ndryshuar. Ndenjëm, ndenjëm dhe vendosëm t’ia kërkonim fotografinë e Turit, Sanies, mamit të Artan Kapllanit. Ajo me parë e ka patur shtëpinë mbrapa pallatit të sporti, në atë kohë nuk ndodhej aty.
Pas vrasjes së çunave të saj Tanit dhe Ad Kapllanit, qëndronte në Tiranë. Kështu që Luli bashkë me Plaurentin i gjejnë adresën dhe i çojnë haber. Të nesërmen a të pasnesërmen vjen Sania. Filloi të tregojë ëer çunat e vet, për Tur Labin, Leonard Muartin, pasi çunat e Saines kishin qëndruar dhe me Tur Labin dhe me Leonard Muratin. Sania bie dakort dhe bie po të njëjtën fotografi që solli dhe Ylli, që ishte në moshë të vogël. Kështu që për Tur Labin u bë ë vështirë. Pas dy – tre ditësh pas ikjes se Sanies shkova te shtepai e babës se Plauretit, fle një natë dhe me thotë Luli që a je gati të vrasësh një nga vëllezërit e Tur Labit, o të madhin o të voglin.
I thashë jam gati se me kane lënë gjysmë robi. Do ti shtija për ti vra, do shkoja bashkë me Juljan Mecen. Do ti shtie te fabrika e miellit që ndodhet afër centralit të Durrsit, se aty ishte klubi ku pinin kafe.-Do ti shtija me arme Skorpjons, ndenjem der në darkë. Luli ndryshoi mendje. Do vrasim Ed Ongarin tha. Atë ditë para se të ikja për në shtëpi Luli me dha makinen tip Benx 2400, ishte e vjedhur, ngjyrë vishnjë, targa s’me kujtohet. Me vete mori 2 skrorpjons që me dha Luli dhe nje atomatik kallanikov, një pale paruke të kuqe dhe një beretë, meshinë të zezë. Me tha do marresh këto dhe do rrish te shtepia nuk do levizësh.
Do të vijë Juljan Mece me të marrë. Pasdite Ed Ongari lëvizte te lagjia muzeumit, lagjia ime. Rrinte në një klub dhe pinte kafe te lokali (që gjendet) përballë shtëpisë dhe hotelit të Sokrat Manes. Kështu që une rri në shtëpi. Qe ora pra 11 e ca paradite. Bie zilja e telefonit të shtepise dhe më thotë Luli, jemi te apartamenti i parë pranë lagjes. Marr me vete 2 skorpjonsot, paruket e kuqe dhe beretën e zezë, meshinë. I mar këto dhe shkoj para apartamentit të lagjes me makine 2400. Automatikun e le në shtëpi.
Kur shkoj atje shoh Lul Berishën, Klodian Saliun dhe Indrit Taullain. Ishin para apartamentit të lagjes dhe me pyesin i ke marrë armët dhe paruken dhe une i them vetëm kallashnikovin kam lëne te shtepia. Këta më thanë kthehu prapë dhe merr dhe automatikun. Jam kthyer kam marrë dhe automatikun, jam kthyer me Benzin, me makinën. Kur shkova hipën në makinë Klodian Saliu, Indrit Taullai dhe Lul Berisha. Lul Berisha në timon, Klodian Saliu pasagjer, unë dhe Indriti Taullai mbrapa. Në atë kohë Lul Berisha vesh paruken e kuqe, e ve në kokë, gjithashtu dhe Klodi kapelen dhe u nisem drejt lagjes së vjerrës së Lulit që ndodhet përballë shkollës Industriale tek Stadiumi.
Ajo ka apartament në katin e katert, unë kam hyrë në këtë shtëpi e cila ka 2 dhoma e kuzhinë. Kur shkojme i biem rruges nga rruga e Tepshve që kanë një dyqan, marrim rrugën drejt dhe kthehemi për te rruga e Stadiumit. Luli kthen makinen në cep të apartamentit që është me tulla të bardha në forme L-je , ndalojme aty dhe me thotë dil nga makina. Në cep të apartametit ndodhej nje lokal 10 metra larg makinës, makina nuk dukej. Lokali ndodhej në kat të parë të pallatit. Me tha zbrit nga makina do shohësh një tavolinë në fillim të lokalit në krah të djathtë dhe shih sa veta janë në tavolinë dhe na e bëj me dorë se sa veta janë.
Kur zbres kaloj rrugën kryesore, eci dhe 10 metra me larg rrugës dhe pashë që në tavolinë ishin tre veta. Desha të them që gjatë rrugës Klodi u zotua se do ta vriste vete Ed Ongarin dhe nuk me la që të shtija. Kur ia bëj me dore që janë tre veta nga makina del Lul Berisha me paruke të kuqe dhe me automatik në dorë, doli dhe Klodi me beretën meshinë, kapelen, skorpjonsin në dore, dhe nisën drejt tavolinës. I pari ishte Klodi, i dyti Luli, kur i afrohen afër tavolinës, dy veta që ishin të shoqeruar me Ed Ongarin, ikin me vrap.
Në ate kohe kur ngrihet Ed Ongari me gjysëm trupi nga tavolina. Klodi i zbrazi karikatorin skorpjons Ed Ongarit. Klodi ishte përballe Ed Ongarit. Isha 30 metra larg kur i pashe ata te tavolina. Makina ishte ne cep te apartamentit. Lokali ishte 10 metra larg cepit te apartamentit. Makina nuk dukej. Ishim rrugës që merr për te shtëpia e Llambi Priftit, i cili është elektricist.
Kur u ngrit Ed Ongari unë e pashë vetë, sepse isha përballë tij, në rrugën tjetër. Ed Ongari ra sipër tavolinës, që ishte tavolinë kauçuku, e bardheë. Lul Berisha ishte mbrapa Klodit, qëlloi vetëm Klodi. Në timon doli Indrit Taullai, mbasi mbaruam vrasjen. Unë u ktheva në këmbë. Lul Berisha dhe Klodian Saliu me makinë, me atë që erdhën. Unë mora nëpër rrugica dhe dal për te Befotrofi, në atë lagje ka një si tip rrugice që del te shtëpia e Luljeta Berishës.
Te ballkoni i motrës së Lulit pashe Plaurent Dervishin, i them Plaurentit që Ed Ongari vdiq, mbaroi, ai ma bën me dorë ik. Shkova në shtepine time. Pas meje në shtëpinë time vjen Lul Berisha, Indrit Taullai, Klodian Saliu dhe i pyes po makinën ku e keni lënë. Makinën e kemi lënë afër rajonit të policisë, përballë shkollës ku ka shtëpinë Mir Hoti, doktori. Në atë kohë lajnë duart Luli, Klodi, Indriti. Klodi porosit një makinë së bashku me Indritin dhe ikin.
Luli niset në këmbë, nëpër lagje. Mbasi u larguan, në shtëpinë time vjen Ylli Shaba dhe i tregoj për ngjarjen dhe për makinën se ku e lanë. Ylli më thotë që të shkojmë ta marrim makinën “Benzin 2400”, makina nuk kishte çelës, ndizej me fije. Kur shkuam, pamë te makina, pamë dhe rreth e rrotull që nuk kishte njeri, kur hipëm brenda në makinë, ishin 2 skorpjonsat dhe automatiku Kllashnikov.
Marrim makinën e ndezim. Dhe i biem nga rruga që është ngjitur me rajonin dhe del te kopshti i fëmijëve, aty dalim në rrugë kryesore dhe e cojmë makinën mbrapa muzeumit të dëshmorëve, marrim armët, 2 skorpjons dhe automatikun bashke me Ylli Shabën dhe i fshehim te kodra ku Ylli Shaba ka shtëpinë. Pasi i fshehim, nisemi për në Spitallë shkojmë. Nisemi me fugon, shkojmë te klubi i Gëzim Seferit që e ka poshtë shtëpisë dhe atje gjejmë Klodian Saliun, Plaurent Dervishin dhe Indrit Taullain, Gezim Seferin. Po gatuante vetës Klodi për të ngrënë drekë dhe ne i treguam se si e hoqëm makinën nga vendi ku e kishin lënë, gjithashtu dhe armët që thashë më parë. Ata na kapën në qafë dhe na përfaquan Klodian Saliu dhe Plarent Dervishi.
Të nesërmen mbasdite, unë bashkë me Ylli Shaben, kemi çuar në Spitallë makinën bashkë me armët që thashë më parë, te shtëpia e Klodian Saliut. Kjo është vrasja. Ed Ongari ishte ulur ngjitur me murin e lokalit, dy të tjereë anash. Më pas, kam mësuar se ka qenë dhe çuni i tezes së Ed Ongarit që e ka shtëpinë te befotrofi, janë dy vëllezër, e mësova më pas. Kanë qenë jashtë lokalit dhe kanë qenë vetme këta.
Nuk vura re nëse kishte tavolina të tjera. I kam pare vetë ketë të tre, në tavolinë. Kur u krye vrasja e Ed Ongarit, ka qene 11 e ca e paradites. Kjo vrasje është kryer në kohë vere në vitin 1999, pas vrasjes së shokëve të mi. Kur erdhën Luli e Klodjani te shtëpia ime pas vrasjes rreth 10 minuta pas saj nuk kishin paruke e kapele me vete dhe nuk e di se ku i kishin lënë, por kishin veshur të njëjtat rroba.
Në makinë mësova për Ed Ongarin. I thashë do gjuaj unë Lulit, Klodit. Klodi tha do i gjuj unë. Më mbrapa e mësova, nga Mond Çekici, baxhanaku i Lulit, bien farefis me baxhanakun e tij. Mond Çekici kishte parë Ed Ongarin te lokali dhe kishte marë të vjehrën e Lulit, nusen e Lulit, Valbona Berisha. Valbona kishte marë te shpia e Luljeta Berishës. Aty ishin Klodiani, Indrit Taullai, Lul Berisha, e Plaurenti. Më mbrapa këtë e mësova nga Plaurenti, nga Klodi dhe nga Luli kur u kthye nga burgu nga Italia……”
Pas këtij momenti thuhet më tej, i pandehuri Lulzim Berisha e shtetasi Klodjan Saliu gërshetojnë veprimet e tyre si drejtuesit kryesorë të organizatës lidhur me këtë plan për të vrarë shtetasin Marsel Sotira. Duke qënë se shtetasi Marsel Sotira pas plagosjes së datës 29.10.1998 lëvizte me mjete të blinduara dhe bënte lëvizje të kufizuara, plani ishte i vështirë. Edhe për vrasjen e tij që u realizua sillen dëshmi. Por një nga dëshmitë me interes ështe ajo e një vajze të mborjtur nga autoritetet e cila gjithashtu foli në gjykatë kundër grupit me dyer të mbyllura. /Gazeta SI/