Në orën 19:00 do të zhvillohet derbi Tirana-Partizani, në stadiumin “Selman Stermasi”. Ndeshja pritet të jetë emocionuese, kjo edhe për faktin që Tirana dhe Partizani janë dy ekipet kryesore pretendentë për titullin kampion, dhe diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë.
Interesi për këtë ndeshje është shumë i madh, dhe këtë e faktojnë biletat e shitura. Bëhet fjalë për 8 mijë copë. Lajmin për shitjen e të gjtha biletave e ka bërë publik klubi i Tiranës.
Në një postim në Facebook, bardheblutë bëjnë me dije se të gjitha biletat janë shitur, dhe se stadiumi do të hapet në orën 17:00 për tifozerinë, në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.