Atalanta ka bërë surprizën në “San Paoli”, përballë Napolit, duke i eliminuar nga Kupa e Italisë. Skuadra e Etrit Berishës pret ekipin që do të dalë nga ndeshja e së mërkurës mes Juventusit dhe Torinos për tu përballur në gjysmëfinale. Atalanta, që e ka fituar vetëm një herë këtë veprimtari në vitin 1963, synon të shkojë në finale për herë të katërt.
Forma e lartë e portierit kuqezi bëri që në pjesën e parë porta e Atalantës të mbetej e paprekur, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të napolitanëve. Miqtë e gjetën golin e avantazhit gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Timothy Castagne. Alejandro “Papu” Gomez realizoi golin e dytë për Atalanta, ndërsa Mertens ngushtoi diferencën për Napoli, kur kishin mbetur edhe pesë minuta lojë, por pa mundur të shmang humbjen e skuadrës së Maurizio Sarri.