Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deputetja e PD-së: Me aeroportin e Vlorës i hapet rruga korrupsionit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deputetja e PD-së: Me aeroportin e Vlorës i hapet rruga korrupsionit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do t’i hapë rrugë procedurës korruptive. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shpjegon se projektligjin e miratuar sot nuk bazohet as në ligjet e cituara dhe as në Kushtetutë.

Deputetja demokrate flet për hije dyshimi në veprimet e qeverisë dhe ministrave, ndërsa kujton vizitën e Ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri në Turqi.

Ajo thotë se Kuvendi i vendit po përdoret si një mburojë përmes të cilit kjo qeveri dhe mazhorancë të keqpërdorin paratë e shqiptarëve për të gënjyer se kanë arritur premtimet e tyre.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Projektligji që i hap rrugën procedurës korruptive për aeroportin e Vlorës!

Ditën e sotme kuvendi i Shqipërisë miratoi me votat e mazhorancës një projektligj që i hap rrugë dhe ligjëron procedurat korruptive dhe jo ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Fatkeqësisht mazhoranca i dha sot çelësat e negocimit për një procedurë të paligjshme dhe të shpikur ministrit Ahmetaj dhe Gjiknuri. Që të jenë ata dhe kryeministri që të ulen në tavolinën negociuese për të firmosur një kontratë me shumë gjasa abuzive dhe në kurriz të shqiptarëve.

Projektligji i votuar tanimë nuk bazohet jo vetëm në asnjë prej ligjeve të cituara në relacion por as në Kushtetutën e vendit. Historia e këtij koncesioni nis që me vizitën e ministrit Gjiknuri në Turqi ditën kur kryeministri Rama urdhëroi votimin kundër SHBA në OKB. Atë ditë ministri Gjiknuri sipas mediave, ka qenë i pranishëm në një takim me një prej kompanive të konsorciumit (Kaylon Group). Nuk zgjati shumë kohë dhe qeverisë shqiptare i vjen një ofertë e pa kërkuar nga një konsorcium turk (pjesë e të cilit qe edhe Kaylon Group) për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.

Qeveria në komisionin e Ekonomisë dhe Financave nuk paraqiti asnjë dokument nga oferta e dorëzuar madje në mënyrë antiligjore ministria e bekoi këtë konsorcium me titullin e “Investitorit Strategjik”, ndonëse qeveria nuk mblodhi asnjë nga strukturat që e mundësojnë emërtimin si të tillë. Akoma dhe më i errët bëhet ky projektligj kur qeveria në tetorin e vitit të shkuar i ka dhënë një prej miqve të ngushtë të kryeministrit Rama (Alban Efteimi, Seed Consulting) 250 mln lekë për një studim fizibilitetit për një aeroport në jug. Mirëpo ndonëse nga buxheti i shtetit janë shpenzuar këto para, qeveria nuk ka një studim të tillë por është mjaftuar me një studim të konsorciumit që kurrë nuk e dorëzoi në parlament.

Sakaq, kontrata e nënshkruar me koncesionarin e aeroportit të Rinasit përveç shtyrjes deri në prill 2027 të koncesionit është caktuar se nëse do të ndërtohet një tjetër aeroport në rrezen e 100 kilometrave nga ai i “Nënë Terezës” kontrata koncesionare do të zgjatet me 0.5 vjet për çdo vit të operimit të aeroportit të ri. Me një aritmetikë të thjeshtë kontrata me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit do të shkojë deri në 2030.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në rastin e një mbështetje financiare nga shteti shqiptar, rrezikohet të thyhet Marrëveshja për Zonën e Përbashkët Europiane të Aviacionit ECAA, sipas të cilës shteti nuk duhet të ndërhyjë me subvencione për të deformuar konkurrencën midis aeroporteve jo vetëm brenda vendit por edhe me aeroportet e tjera të rajonit. Sipas udhëzimeve të Komunitetit për Ndihmën Shtetërore për Aeroportet 2014/c 99/03 çdo ndihmë financiare do të jetë subjekt investigimi sidomos në rastet kur distancat janë më pak se 100 km dhe kur konkurrohen nga lloje të tjera transporti siç është rasti i Vlorës me transportin detar.

Ky projektligj i votuar nga mazhoranca i jep një super pushtet negociues dy super ministrave të qeverisë dhe njëkohësisht është një kosto e lartë për buxhetin e shtetit. Kuvendi i vendit po përdoret si një mburojë përmes të cilit kjo qeveri dhe mazhorancë të keqpërdorin paratë e shqiptarëve për të gënjyer se kanë arritur premtimet e tyre. Për aq kohë sa kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të drejtojë vendin, parlamenti do të jetë noteri i të gjitha abuzimeve të një qeverie që fsheh të inkriminuarit, largon të penduarit dhe mbron me imunitet fajtorët.

Tags: aeroportindeputetjai hapetkorrupsionitPD-sërrugaVorës

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Spektakli i shëmtuar i së enjtes

Spektakli i shëmtuar i së enjtes

Thellohet skandali i “shoqatave fantazmë”, FSHF ndryshon delegatët

Thellohet skandali i “shoqatave fantazmë”, FSHF ndryshon delegatët

Na fal Florenc! Sot të vdiqëm

Salianjit ja latë gishtin dhe peshkun?!







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com