Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deputeti i PD: Pronari i firmës që do ndërtojë Teatrin, kushëriri i trafikantit të drogës

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deputeti i PD: Pronari i firmës që do ndërtojë Teatrin, kushëriri i trafikantit të drogës

Përmes një deklaratë për mediat, deputeti i PD Ervn Salianji hodhi akuza në drejtim të qeverisë pas miratimit të ligjit për Teatrin në Kuvend. Salianji tha se Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri.

Sipas Salianjt, pronari i Fusha shpk është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë. Salianji tha se pronari i kompanisë që pritet të ndërtojë teatrin ka një hallkë të fortë- edhe me ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.

Deklarata e plotë e deputeti të PD:
Një ditë më parë Partia Demokratike bëri publike disa fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat e Teatrit Kombëtar.

Ne treguam sesi Fusha ndërtoi në të zezë godinën luksoze të kryeministrit për të paktën 5 milion euro dhe mori prej Edi Ramës rreth 80 milionë euro tendera, shumica pa garë, si dhe një konçesion 125 milionë euro.

Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha ka përvojë në pastrimin e parave të pista të drogës dhe është subjekt i ligjit antimafia.

Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka.
Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Partia Demokratike nuk do të bëntë kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.
Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe bën sekserin e kompanisë Fusha, duke mbyllur dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës.

Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës.

Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrve më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes, Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: konçesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës.

Janë shumë të qarta lidhjet mafioze mes kompanisë Fusha, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri dhe vëllezërve Fusha, njëri kryeprokuror që mbyll hetimet për Veliajn dhe ministrat e Ramës, njëri trafikant ndërkombëtar droge, i cili furnizon biznesin familjar me para kriminale.
Çdo prokurori në një vend demokratik do të niste menjëherë hetimin duke zbatuar ligjin Antimafia për kompaninë Fusha. Por, kamikazja e Edi Ramës në Prokurori nuk ka për të hetuar kompaninë që do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit.

Edhe në rastin e Fatmir Xhafës me të vëllanë trafikant ndërkombëtar droge, ne provuam se ligji Antimafia nuk zbatohet për krimin dhe drogën e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
Janë këto afera gjigande korrupsioni dhe është kjo lidhje me krimin e organizuar që mban peng të ardhmen e Shqipërisë!

Sa më gjatë t’i lejojmë të na drejtojnë, aq më e lartë do të jetë fatura për vendin!

Tags: deputetidrogësfirmëskushëririndërtojëpronariteatrintrafikantit

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
Ndiqni udhëzimet/Si të shpëtoni veten dhe familjen nga tërmeti

Nuk ndalen tërmetet, çfarë ndodhi gjatë natës

Vala e të nxehtit në Kanada, rritet numri i viktimave

Vala e të nxehtit në Kanada, rritet numri i viktimave

E pëson keq oficeri i burgut, merrte borxhe te të dënuarit

E pëson keq oficeri i burgut, merrte borxhe te të dënuarit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com