Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar me anë të një postimi në Facebook atë që përmbytjet lanë pas.
Shehu fokusohet mbi gjendjen në Përmet, teksa shprehet se janë dëmtuar 4 ura pasarele mbi Vjosë, duke penguar për rrjedhojë vajtjen e nxënësve në shkollë.
POSTIMI I SHEHUT:
FEMIJET NUK SHKOJNE DOT NE SHKOLLE!
Ne Bashkine Permet, ne takimin qe pata me Kryetarin e Bashkise Z. Niko Shupuli informohem se ka demtime te kater urave pasarele mbi Vjose, qe lidhin me fshatrat Bual, Carcove e Siperme, Kutal, Zhepa etj. Qe neser keshtu pengohet edhe vajtja ne shkolle e femijeve te ketyre fshatrave.
Ka bllokime gjithashtu te fshtrave te Frasherit etj nga demtime serioze te rruges.
Demtimi i sistemit te pompimit te ujit te pijshem te Permetit, ka vene ne veshtiresi per kete furnizim esencial qytetin.
Po keshtu sistemi i ujit te pijeshem eshte demtuar edhe ne disa fshatra te tjere.
Kerkohen nderhyrje te shpejta e dinamike nga strukturat shteterore.