Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dënoi Dritan Zaganin, gjyqtarja e Krimeve të Rënda në “listën e zezë” të SHBA-ve

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dënoi Dritan Zaganin, gjyqtarja e Krimeve të Rënda në “listën e zezë” të SHBA-ve

Trafikimi i lëndëve narkotike nga vendi ynë drejt shteteve evropiane dhe jo vetëm, është një nga fenomenet më shqetësuese. Por, nga ana tjetër për të ardhur keq është fakti se vendi ynë konsiderohet si “delja e zezë”, përsa i përket bandave kriminale të cilat merren me trafikimin e drogës. Rasti, i cili mori vëmendje të gjerë mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare ka të bëjë me implikimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në një organizatë mafioze, shkruan courrierdesbalkans.fr.

Ndërkohë, në vitin 2015, shumë kohë para çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një shef i policisë shqiptare ngriti alarmin duke tronditur qeverinë Rama. Zbulimet e tij rreth shtrirjes së kontrabandës së kanabisit, nuk u vlerësuan nga autoritetet, dhe në fakt e bënë atë një person non-grata në vendin e tij. Bëhet fjalë për Dritan Zaganin, i cili tani është një refugjat politik në Zvicër.

Zagani u arrestua në 3 Maj të vitit 2014 me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohej për dekonspirim të operacioneve antidrogë. Arresti ndaj Zaganit u bë pasi më 2 maj 2014 gjyqtarja Flora Hajredinaj kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë në mungesë arrest me burg për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi, masë kjo e kërkuar nga prokurori Anton Martini.Por, gjyqtarja Hajredinaj, rezulton të jetë pjesë e “listës së zezë” të publikuar nga SHBA për vettingu. E ndërsa lidhur me zhvillimet e fundit, përsa i përket çështjes Tahiri, Zagani duhet të jetë gëzuar. Emri i Tahirit është bërë publik, në dosjen “Habilaj”, një klan mafioz i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërsa, vlen të theksojmë se Habilajt, rezultoni kushërinj të ish-ministri Tahiri, dhe se makina e tij “Audi A8”, ishte në përdorim të trafikantëve bëhet e ditur në një dosje voluminoze të dërguar nga Gjykata e Catanias në Itali për autoritetet shqiptare.

 Më 16 tetor, policia siciliane vazhdoi me arrestimin e disa personave, duke përfshirë një bos të madh shqiptar të mafies, Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme nga viti 2013 deri në pranverën e vitit 2017. Për, këtë ngjarje, Dritan Zagani, kishte folur shumë kohë më parë. Për dy vjet, ish-polici me origjinë nga Shkodra, tani një refugjat në Zvicër, vazhdoi të vërë në pikëpyetje lidhjet e politikës shqiptare trafikantët e drogës.

Në vitin 2013, kur ai ishte kreu i Brigadës së Narkotikëve në rajonin e Fierit, një qytet në Shqipërinë jugore, Dritan Zagani pikasi një rrjet të gjerë të trafikantëve. Dhe zbulimet  e tij vazhduan. Trafikimi i lëndë narkotike bëhej me anije, ku sasi të mëdha të kanabisit transportohej në Adriatik. Por, më pas informacione e çuan atë në një fshat të vogël në veri të Fierit. Në mes të fushave, në fund të një rruge, ai dhe eprorët e tij ndoqën uljen e një avioni privat në një rrugë të asfaltuar. Trafikante e mbushëm aeroplanin me kanabis. Lidhur me këtë ngjarje ai menjeherë Guardia di Finanza pranë Torinos.

Ndërsa qeveria shqiptare përgatit një operacion spektakolar kundër trafikantëve të drogës në Lazarat, Dritan Zagani  vazhdoi hetimet e tij. Këto hetime të tij e çuan në një rrugë misterioze  me pikasjen e një “Audi A8”, i zi dhe me xhama të errët, që kishte kaluar disa herë në kufirin grek dhe Sicili, dhe ishte përdorur nga klani Habilaj. Dritan Zagani zbulon se makina ishte e regjistruar në emrin Saimir Tahiri, i cili më pas u emërua Ministër i Brendshëm dhe konsiderohej i afërt i kryeministrit, Edi Rama.

Pas informimit të eprorëve të tij, Zagani e gjen veten të ndjekur dhe të vënë në dëgjim. Përpjekjet e tij për të marrë në duar situatën dhe për të goditur trafikantët destinuan të dështuara, pasi njerëzit që po e përgjonin njoftuan autoritete për planet e tij. Duke parë një mosveprimit të autoriteteve shqiptare për mungesë të hetimit për rastet e denoncuara, Zagani njoftoi se i kishte dhënë informacion policisë italiane, duke shpresuar se do të bëjë arrestime në anën tjetër të Adriatikut.

Përkundër bashkëpunimit të treguar midis autoriteteve shqiptare dhe italiane në luftën kundër trafikimit të drogës, ky zell i madh i kthehet kundër policit. Dritan Zagani është nën hetim gjyqësor dhe ka braktisur shtëpinë e tij. Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e akuzon atë për shpërdorim të pushtetit, bashkëpunim të paligjshëm me policinë italiane dhe bashkëpunim me një grup mafioz. Ai më pas u arrestua dhe u la gjashtë muaj e tetë ditë në burg.

Në korrik 2015, Dritan Zagani u lirua më në fund nga Prokuroria, pa dalë ndonjëherë  gjykatës, ku gjykatësi që kishte marrë për sipër çështjen e tij, është i vendosur në listën e zezë të gjykatësve shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara. Pastaj, Zagani vendos të ndajë gjetjet e tij me mediat shqiptare. Si rezultat, të afërmit e tij u kërcënuan me vdekje.  

REFUGJAT POLITIK NË ZVICËR

Familja e tij iku në Itali, përpara se të arrinte në Basel të Zvicrës. Zhvendosja e tij u bë e mundur  ndoshta për shkak të lidhjeve të Dritan Zaganit me disa zyrtarë të Guardia di Finanza, i cili gjithmonë është vlerësuar nga ata si një profesionit i policisë shqiptare.

Ndërsa duke pritur për t’u pranuar kërkesa e tij për azil, Dritan Zagani bëhet armiku publik numër një në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e akuzon publikisht se i ka ikur drejtësisë së vendit të tij. Por, ish-polici shqiptar nëpërmjet dy kërkesave për ekstradim nëpërmjet Interpolit iu drejtua Konfederatës Zvicerane. Në fund të marsit 2017, Dritan Zagani më fund merr azil politik.

Që nga arrestimi i vëllezërve Habilaj, po zhvillohet një hetim nga zyra e prokurorit publik të Catania. Në Shqipëri, Prokurori i Përgjithshëm po heton gjithashtu lidhjet e supozuara të Saimir Tahirit me aktivitetet kriminale të klanit Habilaj. Viktima e e një instrumentalizimi të pashmangshëm politik, Dritan Zagani rregullisht është objekt i shpifjeve të dhunshme nga ana e mediave pranë qeverisë. Sulmuesit ndaj tij ende vazhdon të dëshmojë.

Disa muaj më parë, opozita kishte përdorur historinë e Zaganit për të denoncuar “kanabisimin” e Shqipërisë pa marrë mbështetje ndërkombëtare. A do të zhvillohet kjo pozitë? Pas imazheve që tregojnë konfiskime spektakolare, arrestime dhe zjarre në fushat e kanabisit, tonelata droge  vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi dhe Itali. Pas shpalljet së “rastit Tahiri,” diplomatët evropianë dhe amerikanë kanë ngritur pyetjet e tyre shqetësuese për një mbështetje që t’i jepet qeveria e Edi Ramës, i cili mohon ndonjë marrëveshje të fshehtë me trafikantët.

Në të njëjtën kohë, raportet që shpjegojnë se Shqipëria është qendra e të gjithë trafikut në rajon po grumbullohen. Kohët e fundit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vuri në pikëpyetje shkallën e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit legjislative, të cilat e panë Partinë Socialiste (PS) të fitojë një shumicë të madhe. TIRANA TODAY

Tags: "listën e zezë"dënoiDritan ZaganingjyqtarjaKrimeve të RëndaSHBA

TË LIDHURA

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

18:36 | 08/07/2025
Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin
Aktualitet

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

18:34 | 08/07/2025
Next Post
Rama i lutet Bashës, ndërhyn opozita “e vogël”

Rama i lutet Bashës, ndërhyn opozita “e vogël”

“Hollyshit”, premierë në Prishtinë

“Hollyshit”, premierë në Prishtinë

Cili është qëndrimi i Metës për kryeprokurorin? Presidenti flet publikisht

Cili është qëndrimi i Metës për kryeprokurorin? Presidenti flet publikisht

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

by mirseda
19:03 | 08/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtuesit vendore dhe deputetët e qarkut në bashkinë e Durrësit....

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

18:36 | 08/07/2025
Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

18:34 | 08/07/2025
Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

18:30 | 08/07/2025
Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

18:29 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com