Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili kaloi në sitën e vettingut ku i zbuluan probleme me ligjin, është dënuar me 18 muaj shërbim prove.
Ish-gjyqtari akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin për një vjedhje të kryer në shtetin italian.
Dënimi u konvertua në shërbim prove për 18 muaj, ndërsa gjatë seancës Thanza kërkoi pafajësi.
Ish-gjyqtari e konsideroi të pabazuar në ligj akuzën e ngritur, teksa argumentonte se vendimi i gjykatës italiane nuk është vendim dënimi.
Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pak kohë më parë shkarkimin e tij nga detyra.