Shoqata e të Përndjekurve Politik ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Dorjan Protoduarin. Për Shoqatën e të Përndjekurve Politik, vendimi në fjalë është politik, pasi protestuesi i Astirit vjen nga një familje e përndjekur. Ndër të tjera citohet se shumë shpejt do t’i kërkojnë SHBA-së dhe BE-së, lirimin e tij.
“Dënimi i Dorjan Protoduarit, me urdhër politik. Protoduari vjen nga një familje e përndjekur. Thirrje SHBA e BE të kërkojnë lirimin e Protoduarit”.
Sot Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë 10 prej 11 të arrestuarve, pas protestës tek Parlamenti.
Në burg ka mbetur vetëm Dorjan Protoduari, i riu që u arrestua tek Spitali i Traumës, pak orë pas protestës.