Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Demokracia si gabim

8 vjet ago
in Të Gjitha
Demokracia si gabim

Nga Daniel Treisman, “voxeu.org”/Depërtimi i demokracisë në një vend, do të thotë humbje e pushtetit për sundimtarët autoritarë. E pse këta të fundit do të binin dakord për këtë? Ndër argumentet pro, është sipas së cilës udhëheqësit mund ta përqafojnë demokracinë si një mënyrë për të parandaluar revolucionin, për të motivuar qytetarët të bëhen pjese e një lufte të sapo nisur, për të distancuar qeveritë e ardhshme nga patronazhi, për të tejkaluar rivalët politikë, apo për të krijuar një pakt midis grupimeve sociale në stanjacion.

Të gjitha këto argumente, supozojnë që aktorët demokratizohen me dashje. Sipas Dankëart Rustoë, liberalizimi rrjedh nga një “vendim i qëllimshëm nga ana e udhëheqësve politikë”. Për një arsye apo tjetër, elitat autoritare zgjedhin të heqin dorë nga kontrolli.

Sundimtarët nuk zgjedhin demokracinë

Duke shqyrtuar të gjithë proceset demokratizuese ndërmjet viteve 1800-2015, unë gjeta dëshmi për një këndvështrim tjetër. Ndërsa disa sundimtarë – si Mbreti Frederik VII i Danimarkës në vitin 1848 – e kufizuan qëllimisht fuqinë e tyre, shumica nuk e bënë këtë. Demokracia nuk u shfaq për shkak se atë e zgjodhën elitat aktuale, por sepse duke synuan ta parandalonin, bënë rrugës gabime fatale.

Në historinë e tranzicionit, ka më shumë kaos dhe llogaritje të gabuara, sesa planifikime racionale. Lordi Derby e përshkroi si një “hap në errësirë” vendimin e kryeministrit britanik Disraeli në 1867, për zgjerimin e të drejtës së votës në vend për të gjithë burrat mbi 25-vjeç. Historianët përdorën të njëjtën frazë për të përshkruar reformat e Bismarkut në Gjermani disa vjet më vonë, ashtu si edhe ato të pasuesve të Frankos në Spanjë.

Kam shqyrtuar secilin nga 201 rastet, që përputhen me një nga tri përkufizimet e zakonshme të demokratizimit, duke studiuar libra dhe artikuj historikë, gazeta, revista, botime në internet, biografi, kujtime, ditarë dhe intervista të botuara – gjithsej 1.064 materiale. Për secilin episod, kam analizuar nëse mund të përshtatej me të gjitha argumentet e “zgjedhjes së qëllimshme”, ndërsa vlerësova nëse demokratizimi kishte ndodhur për shkak të një apo më shumë gabimeve nga sundimtarët ekzistues.

Rezultatet qenë të habitshme. Në varësi të përkufizimit të demokracisë, secili prej argumenteve të zgjedhjes së qëllimshme mund të zbatohej ndërmjet 4 për qind (duke nxitur qeveritë të zvogëlonin patronazhin) dhe 16-19 për qind (demokratizim në bazë të një marrëveshjeje) të rasteve. Ndërmjet 64-67 për qind të rasteve, sundimtarët duket se s’kanë pasur asnjë qëllim të ndanin pushtetin me të tjerët – ata u demokratizuan gabimisht.

Me “gabim”, unë nënkuptoj një zgjedhje për të cilin përfitimi i pritshëm, është më i ulët se ai i ndonjë opsioni tjetër të mundshëm. Vlerësimet e gabuara ndodhin kur, pavarësisht nga informacioni i saktë, aktori zgjedh një rrugë me një përfitim të pritshëm më të ulët

Ndër gabimet e diktatorëve, mbizotërojnë disa modele. Së pari, shumë prej zhyten në dhunë. Midis 13-17 përqind të rasteve, zyrtarët kanë nënvlerësuar forcën e opozitës, nuk arritën dot një kompromis ose nisën vonë shtypjen e revoltës, dhe u rrëzuan nga pushteti, duke u lënë pasardhësve të tyre liberalizimin.

Sundimtarët e tjerë mbivlerësuan popullaritetin e tyre, duke thirrur zgjedhje apo referendume, ku nuk arritën të manipulonin në mënyrë të mjaftueshme dhe i humbën ato, përçanë elitën dhe fuqizuan kundërshtarët (kjo ka ndodhur në 24-29 për qind të rasteve të studiuara). Në vitin 1988, pasi mësoi se kishte humbur një plebishit për të ardhmen e regjimit të tij, gjenerali Pinochet i Kilit nuk e njohu: “Është një gënjeshtër e madhe, një gënjeshtër e madhe…Këtu ka vetëm tradhtarë dhe gënjeshtarë!”

Sigurisht, jo të gjitha gabimet sjellin një demokratizimin të menjëhershëm – dhe ato që e bëjnë këtë kontribuojnë drejtpërsëdrejti vetëm në rënien e një diktatori apo regjimi autoritar. Demokracia shfaqet vetëm nëse ekzistojnë kushtet e favorshme strukturore dhe të tjera për të. Të dhënat treguan se demokratizimet erdhën pas mobilizimit popullor në 85-87 për qind të rasteve, krizave ekonomike në 65- 67 për qind të rasteve, dhe presionit të huaj në 62 për qind të rasteve.

Pse kaq shumë autokratë bëjnë llogari të gabuara?

Ndoshta në këtë dukuri kontribuojnë paragjykimet konjitive – nga optimizmi dhe mbi-besueshmëria, tek iluzioni i kontrollit dhe efekti i strucit, një prirje për të shmangur ekspozimin ndaj lajmeve të këqija. Ndërsa paragjykime të tilla prekin të gjithë njerëzit, diktatorët kanë disa probleme më të dallueshme. Me qëllim ose jo, shumë njerëz izolohen në dhomat e jehonës që përsërisin vetëm zërin e tyre, duke përjashtuar pikëpamjet e kundërta.

Të mbrojtur nga kritikat, disa autokratë – Pinochet, Ferdinand Marcos, Than Shëe, Idi Amin, Jean-Bédel Bokassa dhe Francisco Macías Nguema, sa për të përmendur disa – iu kthyen falxhorëve. Edhe ata me formim më shkencor, kanë hasur vështirësi në parashikimin e ngjarjeve politike. Mosveprimet dhe falsifikimi i preferencave, e pakësojnë vlefshmërinë e sondazheve. Nëse kufizimet e mediave lehtësoheshin dhe opozita lejohej, qëndrimet mund të ndryshonin në mënyrë dramatike. Mbështetja në dukje e fortë e një sundimtari, kur një autokrat organizon zgjedhje gjysmë të lira, mund të përkthehet në një fitore të thellë të opozitës.

Nga kjo perspektivë, nuk është e habitshme pse diktatorët bëjnë gabime. Në fakt, i çuditshëm është fakti pse ata nuk gabojnë më shumë se kaq. Gjykimet intuitive, kanë prirjen të jenë më të sakta kur vendimi është i bazuar në rregulla, dhe ofron mundësi për t’u zbatuar. Pak mjedise janë më pak të rregullta dhe të favorshme për të praktikuar se tranzicionet e regjimeve, të cilat janë ngjarje të rralla që përfshijnë aktorë të shumtë në konfigurime komplekse.

Në kontekste të tjera të ndryshimeve institucionale – zgjedhja e sistemit zgjedhor, negocimi i traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut – shpesh i kanë befasuar pjesëmarrësit. Një vit para plebishitit të tij katastrofik, gjenerali Pinochet nënshkroi Konventën e OKB-së Kundër Torturës. Ai qartazi nuk priste që një gjyqtar spanjoll ta përdorte kundër tij 11 vjet më vonë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: autoritaredemokraciagabimqytetaretsundimtarët

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Karteli shqiptar, “shefi i madh” i bandës së drogës nga Shqipëria në Greqi

Karteli shqiptar, “shefi i madh” i bandës së drogës nga Shqipëria në Greqi

Narko-ekonomia dhe narko-politika që na ka pllakosur të gjithëve

Narko-ekonomia dhe narko-politika që na ka pllakosur të gjithëve

HARTA/ Kujdes, së shpejti priten përmbytje të mëdha në këto qytete

HARTA/ Kujdes, së shpejti priten përmbytje të mëdha në këto qytete







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Nuk jam unë vrasësi”Si u kap në Tiranë autori i tre vrasjeve, mbante dokumente si shtetas i Kosovës
Aktualitet

“Nuk jam unë vrasësi”Si u kap në Tiranë autori i tre vrasjeve, mbante dokumente si shtetas i Kosovës

by mirseda
12:35 | 27/01/2026
0

Ka marrë fund arratia pas shumë vitesh për 52-vjeçarin Besim Sherifi që kërkohej nga Maqedonia e Veriut...

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit

12:20 | 27/01/2026
Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

12:08 | 27/01/2026
Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

11:27 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com