Kur kanë mbetur edhe pak orë nga 10-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Haradianj ka replikuar edhe me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama pasi ai deklaroi se është vonuar me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai shkruan se Edi Rama nuk ka se çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë, pasi sipas tij, më parë duet të merret me shpikjet në Shqipëri. Ndërkohë Rama teksa ka folur në Klan Kosova ka theksuar se “ Mos ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, për një kohë të gjatë, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës pa viza, por ka dëmtuar këtë shtet të ri edhe në politikën ndërkombëtare, veçanërisht te miqtë e saj perëndimor. Rama ka thënë se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro- atlantike të këtij vendi”
Statusi i Haradinajt
Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll.