Një delegacion prej shtatë anëtarësh nga Lugina e Preshevës do të pritet në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, bën të ditur agjencia e lajmeve, “Presheva Jonë”.
Sipas agjencisë, takimi i cili është konfirmuar edhe nga kabineti i Presidentit, do të zhvillohet me datë 20 Maj.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me gjendjen aktuale poltike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Delegacioni prej shtatë anëtarësh përbëhet nga Riza Halimi, Leme Xhema, Shaip Kamberi, Jonuz Musliu, Ardita Sinani, Fatmir Hasani si dhe kryetar të partive e këshilltarë tjerë të komunave.
Presidenti Nishani, zhvilloi pak ditë më parë një vizitë në Luginën e Preshevës, e para e një kryetari shteti, pas 69 vitesh.