E enjte, 28 Janar, 2021
9 C
Tirana

Del ekspertiza mjeko-ligjore e Xhisiela Malokut/ U dhunua dhe u dogj me cigare

Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta, dhe ka shenja të djegies me cigare. Këtë e dëshon qartë Raporti i Ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, ku mbështet pretendimet e 25-vjeçares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull dhe djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja”. Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjeçares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh.”

Ekspertiza mjeko-ligjore i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018, dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, i cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, Prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjeçares si dhe një mikeshë të saj. Dëshmia e tyre, vjen menjëherë pas akuzave të forta që ish-nënkomisari Emiljano Nuho bëri përmes një interviste me gazetarin Basir Çollaku, ku thotë se është kërcënuar dhe rrahur në ambientet e stacionit të policisë nga njerëzit e Rexhep Rrajës, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e këtij të fundit.

Sipas tij, kërcënimi ka ndodhur në praninë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Kujtojmë këtu faktin se në procesverbalet e ish-oficerit Emiljano Nuhu, Xhisiela Maloku, ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj në dhomën e një hoteli. Dëshmia është marrë nga ish oficeri Emiljano Nuhu në komisariatin e policisë në Krujë, më datë 30/07/2018.

Në dëshminë e saj, Xhisiela tregon se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Ajo rrëfen se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.

Ajo është rrëfyer se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij, dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova regjistron 3 viktima dhe 316 raste me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar t316 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,652 mostrave. Sipas këtij Instituti, në 24...

Rama i drejtohet Metës: Boll e përdore Presidencën për atë farë LSI-je

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Republikës,Ilir Meta. Kreu i shtetit tha më herët se Shqipëria nuk do mund të futet...

Video/ Triumf me “poker”, Berisha nuk i ndal dot sulmet e Juventusit

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. Bardhezinjtë e nisën me...

Sondazhi: 53% e vlerësojnë pozitivisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria

Sondazhi i ''Report Tv'' dhe institutit italian Piepoli, ka vlerësuar vullnetin e shqiptarëve ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Të pyetur për menaxhimin e situatës...

Brataj: Vaksina anti-covid na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit...