Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Del e ‘pastër’, cila është gjyqtarja e Tiranës që konfirmohet në detyrë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Del e ‘pastër’, cila është gjyqtarja e Tiranës që konfirmohet në detyrë

Update/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka qenë gjithashtu edhe këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë dhe e ushtron këtë profesion prej 16 vitesh.

Në seancën dëgjimore të 10 Majit, që zgjati vetëm 10 minuta u tha se gjyqtarja jetonte në shtëpinë e prindërve të saj. Xhaxho nuk shfaqi asnjë kundërshtim për hetimin dhe kërkoi konfirminin e saj në detyrë./

Në sitën e vettingut, gjyqtarja Xhaxho: Kam vetëm dy ankesa

 Sipas ILDKPI deklarimi i Xhaxhos është si saktë, ajo  nuk e ka fshehur pasurinë. Në bazë të hetimit rezulton se gjyqtarja banon në një apartament në pronësi të prindërve. Ndërkohë KLD ka deklaruar se ka aftësi të mira profesionale.

Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është bërë pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.

Relatorja Pine ka thëne se mungon deklarata e pasurisë se gjyqtares për vitin 2006, vit ne te cilin ajo pretendon se ka qene me studime jashtë vendit.

“Gjyqtarja ka pretenduar se atë vit ka qene jashtë vendit me studime pasuniversitare. Xhaxho banon në një apartament 2+1 ne pronësi te prindërve. Apartamenti është blere ne vitin 2001 dhe u është dhuruar prindërve ne vitin 2011, ndërkohë qe nuk ka pasuri te paluajtshme ne emër te gjyqtares”- tha relatorja Pine.

Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës. “Për gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por ne asnjërën prej tyre nuk ka pasur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnjë mase disiplinore”.

Ne mbyllje, gjyqtarja ka kërkuar rikonfirmimin ne detyre: “Gjetjet tuaja qëndrojnë. Jam dakord me to. Kërkoj rikonfirmim ne detyre”. Vendimi do te merret me datën 14 maj.

Në sitën e Vettingut/ Ja gjyqtarja e vetme që iu zvogëlua pasuria. Si do justifikohet?

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Manjola Xhaxho, do të dalë ditën e sotme  rreth orës 11.00, në seancën dëgjimore, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kujtojmë se nga rezultatet  e vettingut janë rreth 25  gjyqtarë e prokurorë të cilët janë larguar në pak se dy muaj. Trupa gjykuese e Komisionit që do të bëjë vlerësimin përbëhet nga Xhensila Pine, Etelda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.  Manjola Xhaxho ushtron detyrën prej shumë vitesh, ndërsa është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kualifikimet e Xhaxhos

Manjola Xhaxho prej 16 vitesh është pjesë e trupës gjykuese të Rrethit Gjyqësor në Tiranë.  Gjyqtarja është bërë pjesë e  listës së vettingut për shkak të kandididimit të saj për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.   

Manjola Xhaxho e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pozicion të cilin e mban edhe sot. Ajo ka ushtruar për tre vjet edhe detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatë të Lartë.

Xhaxho ka mbaruar shkollën e Magjistraturës si dhe ka kryer studimet Master për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitetin e Lundit në Suedi. Ajo ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh profesionale si dhe është përfshirë në rolin e ekspertes në disa projekte mbi Kodin Penal dhe drejtësinë për të miturit.

Analiza e pasurisë

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Manjola Xhaxho-ndër të paktat gjyqtare që ka shënuar zvogëlim të pasurisë së saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Manjola Xhaxho zotëronte një pasuri me vlerë rreth 5.6 milionë lekë në vitin 2003.  Në fund të vitit 2016, pasuria e saj rezulton të jetë rreth 2.9 milionë lekë ose 1.9 herë më e ulët se viti fillestar i deklarimit.

Rrudhja e pasurisë së zonjës Xhaxho lidhet me një apartament të deklaruar prej saj si pronë në vitin 2003, të cilën ajo ua ka falur prindërve. Apartamentin e blerë për 5 milionë lekë me burim të deklaruar “dërgesa monetare nga vëllai”, Xhaxho e ka rivlerësuar në vitin 2011 në 13.3 milionë lekë dhe më pas ua ka falur prindërve me kontratë dhurimi.

Të ardhurat e gjyqtares Xhaxho vijnë kryesisht nga paga nga funksioni dhe mësimdhënia, të cilat përbëjnë së bashku rreth 78 për qind të të ardhurave. Përgjatë karrierës së saj, të ardhurat totale të zonjës Xhaxho kapin vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zonjës Xhaxho, 13 deklarata pasurie iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, nga të cilat njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Gjyqtarja Xhaxho rezulton me një shumë të pambuluar prej rreth 96 mijë lekësh në vitin 2011.  Kjo diferencë negative lidhet edhe me faktin se Xhaxho nuk ka deklaruar të ardhura nga funksioni në të njëjtin vit.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2007 

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009  

Deklarata e pasurisë për vitin 2010  

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012  

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016     / BIRN/

Tags: gjyqtarjajustifikohetpasuriasitenvetmeVettingut/ Jazvogëlua

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Sherr në Bulqizë, thikë ndaj vëllait dhe nipit

Sherr në Bulqizë, thikë ndaj vëllait dhe nipit

Kapriçot e motit, rikthehen shirat

Iku zhegu i së dielës, sot vranësira dhe shira

Romanca e modeles shqiptare me aktorin, çifti publikojn foto intime

Romanca e modeles shqiptare me aktorin, çifti publikojn foto intime







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com