Në librin më të ri me titull “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, i cili ka 448 faqe dhe pritet të dalë në qarkullim më 11 shtator, flitet për bëmat e Presidentit. Autori, Bob Woodward është gazetari të cilit i njihet merita si njeriu që ndihmoi për rrëzimin e Presidentit Richard Nixon në vitin 1974.
Disa pjesë nga ky libër, të publikuara të martën, përshkruajnë atë që autori e quan një “grusht shteti administrativ” dhe “krizë nervore” gjatë 19 muajve të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Libri e përshkruan presidencën e tij dhe Shtëpinë e Bardhë si kaotike dhe jofunksionale, duke lënë të kuptohet se është e nevojshme të ndryshohen ligjet për shpifjen për të mbrojtur njerëzit nga ato që ai i quan raportime të rreme.
Por, përveç punës si president në libër kanë dalë fakte dhe të dhëna mbi jetën personale të Presidentit. Në një pjesë të librit, sipas Daily Mail thuhet se Zonja e Parë nuk kishte pranuar të ulej në krah të bashkëshortit të saj, në një shfaqje publike në vitin 2016-ës pasi u zbulua kaseta e njohur ‘Access Hollywood’.
Në librin e tij “Frika”, gazetari i Washington Post, Bob WoodEard zbuloi se fushata donte që Trump të jepte një intervistë në një nga rrjetet e lajmeve me bashkëshorten Melania që ulur në një njërën anë të tij dhe vajzës Ivanka nga ana tjetër, pasi në kasetë do të dëgjoheshin komente e neveritshme të tij rreth grave.
Por Melania Trump e prishi planin.
“Ishte e qartë se ajo po bënte zhurmë”, – shkroi Woodward në librin e tij, një kopje e të cilit u mor nga DailyMail.com.
Dhe ajo nuk pranoi të ndihmonte burrin e saj në momentin nevoje.
“Nuk po e bëjmë këtë,” tha Melania në theksin e saj slloven, duke e hedhur poshtë e duke u shprehur: “Asnjë mënyrë. Jo jo jo”.
Ajo pranoi të lëshonte një deklaratë për incidentin, duke thënë: “Fjalët që burri im përdor janë të papranueshme dhe ofenduese për mua. Kjo nuk përfaqëson njeriun që unë njoh. Ai ka zemrën dhe mendjen e një udhëheqësi. Unë shpresoj se njerëzit do të pranojnë falje, dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat ballafaqohet kombi ynë dhe bota”.
Donald Trump nuk e ka fshehur kurrë mungesën e respektit që ka ndaj grave. Ai ka fyer një konkurrente bukurie sepse kishte shtuar peshë që përpara se të dilte videoja e “Access Hollyëood”, si dhe ka thënë gjëra të papërshtatshme për të bijën, Ivankën, që më përpara. Këtë imazh e kishte krijuar që përpara se të dilnin lajmet për lidhjet e tij jashtë-martesore.
Presidenti Trump gjithashtu nuk donte që gruaja e tij të dëgjonte historinë që pretendoi, në të cilët flitet për kohën që ai ka kaluar me prostituta në Moskë. “Unë kam mjaft probleme me Melania pasa gjithë këtyre. Nuk më duhet më! Nuk mund ta dëgjoj Melania këtë”, tha ai./TIRANA TODAY/