Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dekorime dhe certifikata për punë në nëndetëse, por më penalizojnë në pension

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dekorime dhe certifikata për punë në nëndetëse, por më penalizojnë në pension

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e një ish-ushtaraku, i cili ka punuar në nëndetëse për më shumë se 20 vite. Hysni Bajrami thotë se ka ka punuar në Flotën Detare nga viti 1970 deri në vitin 1992, ku është nxjerrë në lirim.

“Në vitin 1996 kam dalë në pension, kam marrë pension pleqërie. Unë kam punuar në nëndetëse, në Flotë Detare, madje kam marrë edhe dekorata. Puna jonë ka qenë tejet e vështirë, pasi unë kam pasur gradën nënoficer dhe polumbar. Ligji e përcaktonte se me një punë të tillë, dilje 50 vjeç në pension. Kam punuar në nëndetëse në Durrës dhe Shëngjin” thotë z.Bajrami.

Më tej pohon se, problemi aktual, për të cilin i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” është se s’merr dot pension suplementar. “Të gjithë shokët e mi marrin pension suplementar, kurse unë s’marr. Në vitin 1996 unë dorëzova dokumentin nga reparti që specifikohej se grada ishe nënoficer dhe polumbar. Me këtë punë kishte ligj se dilje në pension 50 vjeç. Dhe unë ashtu dola. Deri tani marr pension pleqërie, s’kam as suplementar. Kam kërkuar te Sigurimet Shoqërore në Durrës, më thonë se i kanë dërguar shkresa arkivit të ushtrisë. Kjo i kthen përgjigje se s’gjejmë dosje në arkivë. Atëherë e konfirmuan, kurse tani jo. Ushtria ka dalë për skrap” thotë Hysniu.

Bashkë me denoncuesin, gazetarët shkojnë dhe interesohen pranë Sigurimeve Shoqërore në Durrës. Ai thotë se në vitin 1978 ka marrë një medalje pune, me një dekret nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. “Është reguar punëtor i palodhur dhe i disiplinuar. Këmnëgul për plotësimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara, duke u bërë shembull për të tjerët” thuhet në këtë mdealje të punës, të firmosur nga Haxhi Lleshi. Ndërkohë, në dhjetor të vitin 2019, z.Hysni bajrami merr nga Komanda e Forcës Detare, në Ministrinë e Brendshme, edhe një certifikatë mirënjohje. “I jepet z.Hysni Bajrami. Falendërim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në Forcën Detare” thuhet në këtë certifikatë, e firmosur nga z.Artur Meçollari. “Moralisht më vlerësojnë, financiarisht jo. Më japin medalje dhe certifikata, por te Sigurimet Shoqërore kthejnë përgjigje se nuk ka dosje” thotë Hysniu.

Gazetarët e Fiks Fare u interesuan te Sigurimet Shoqërore në Durrës, ku specialistja që është marrë me rastin thotë se në vitin 1996, kur ka dalë në pension z.Hysni Bajrami, ka dorëzuar një dokument që thotë se është n/oficer dhe polumbar, pra një profesion i vështirë. Ai ka bërë kërkesë për suplement në pension, sipas edhe parashikimeve ligjore. “I kemi kërkuar Qendrës së Personelit të Rekrutimit, pranë Ministrisë së Brendshme, informacion për z.Bajrami dhe na kanë kthyer përgjigje se ‘ka mangësi në dokumentacion përsa i përket periudhës si nënoficer aktiv’.

Nëse na konfirmojnë gradën dhe pozicionin, atëherë z.Bajrami e përfiton këtë suplement” thotë specialistja. Pyetjes se, në vitin 1996 kur doli në pension, a i është konfirmuar pozicioni dhe grada, specialistja thotë se “në vitin 1996 i është konfirmuar, ndërsa aktualisht jo”. Pra, ndryshe nga medaljet dhe certifikatat, në dokumentet që kanë efekt financiar, Ministria e Mbrojtjes i kthen përgjigje negative ish-ushtarakut Hysni Bajrami./Top Channel

Tags: “Fiks Fare”certifikatanendetsepension

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 02/07/2025
52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.
Ekonomi

52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

08:10 | 02/07/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Next Post
Si bien shqiptarët pre e mashtrimit të nigerianëve

Si bien shqiptarët pre e mashtrimit të nigerianëve

Shifra të mëdha, ja sa para fitojnë Shaqiri e Xhaka për një postim në Instagram

Varianti Delta i Covid ka një mutacion të ri, “delta plus”. Çfarë duhet të dini

Varianti Delta i Covid ka një mutacion të ri, “delta plus”. Çfarë duhet të dini

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet
Bota

Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet

by mirseda
08:16 | 02/07/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Izraeli kishte rënë dakord për “kushtet e nevojshme...

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

08:14 | 02/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 02/07/2025
52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

08:10 | 02/07/2025
Mot ‘tropikal’ në Shqipëri/ Temperatura ekstreme arrijnë deri 40°C në këto qarqe te vendit

Mot ‘tropikal’ në Shqipëri/ Temperatura ekstreme arrijnë deri 40°C në këto qarqe te vendit

08:07 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com