Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dekoratë pas vdekjes/ Fjalimi prekës i djalit të Sokol Barajt, shefit të policisë në ’97

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dekoratë pas vdekjes/ Fjalimi prekës i djalit të Sokol Barajt, shefit të policisë në ’97

Mes dhimbjes për humbjen e të atit dhe emocionit te madh për vlerësimin e punës që babai i tij la pas, djali i ish-drejtuesit të ndjerë të Policisë, ish-zv/ministër i Brendshëm, Sokol Baraj ka folur sot pas dekoratës që iu akordua ne 105 vjetorin e Policisë së Shtetit. Dekorata e “Artë të Shqiponjës” iu dha Sokol Barajt, me propozim te ministrit dhe firmosur nga kreu i Shtetit, Ilir Meta. Dekorata iu dorëzua bashkëshortes së tij dhe të birit, i cili ndau me të pranishmit këto fjalë.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh. Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej.

Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaj që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”.

Kush ishte Sokol Baraj

Sokol Baraj vdiq pas një ataku ne zemër, ndërkohe qe ishte vetëm 53-vjeç.  Ai la gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës. Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë). Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas Drejtor i Përgjithshëm i policisë.

Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.

Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim. Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës. Baraj ka luajturedhe me skuadrën e Dinamos si portier.

Tags: DekoratëdjalitfjalimipolicisëprekesshefitSokol Barajtvdekjes

TË LIDHURA

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë
Politikë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”
Politikë

Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”

19:03 | 03/12/2025
Next Post
“Do shkatërroni familjen dhe veten”, shqiptari ra në kurth: Piva ilaçe, por…

“Do shkatërroni familjen dhe veten”, shqiptari ra në kurth: Piva ilaçe, por...

Gara për kreun e FSHF/ LSI kundër Bashkim Finos, sulmon Ramën

Gara për kreun e FSHF/ LSI kundër Bashkim Finos, sulmon Ramën

“Repart vdekjeje dhe terror”, Berisha nxjerr mesazhet e mjekëve të maternitetit

“Repart vdekjeje dhe terror”, Berisha nxjerr mesazhet e mjekëve të maternitetit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

by mirseda
21:31 | 03/12/2025
0

Ky është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Mond Mëhallës në Elbasan. Spaho zbriti nga...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

19:40 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com