Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dekonspiroi operacionin gjerman/ Jepet vendimi për ish-numrin 2 të OFL-së

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dekonspiroi operacionin gjerman/ Jepet vendimi për ish-numrin 2 të OFL-së

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-zëvendës drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, për nxjerrje të sekretit hetimor. Ndaj Shkëmbit është ngritur akuza e zbulimit të akteve sekrete. Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Pezullimi i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Si ndodhi dekonspirimi nga Artan Shkëmbi dhe si u zbulua nga gjermanët? 

Procedimi penal ndaj tij u regjistrua pas referimit nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, të informacionit të marrë nga Zyra e Oficerit Ndërlidhës të kësaj ambasade në  Shqipëri. Sipas këtij informacioni që mban datën 09.09.2020, rezulton se në Gjermani po  hetohen dy shtetas shqiptare të dyshuar për import të paligjshëm kokaine (trafikim i narkotikëve sipas ligjit shqiptar).

Në kuadër të hetimit që po zhvillohet në Gjermani është konstatuar se të dyshuarit janë informuar për hetimet në ngarkim të tyre, informacion që dyshohet të jetë përcjellë nëpërmjet një punonjësi të Policisë së Shtetit dhe një personi të afërt të tij. Sipas këtij informacioni, ekziston dyshimi që punonjësi i Policisë së Shtetit ju ka dhënë rregullisht informacione, në mënyre indirekte, nëpërmjet personit të kontaktit apo edhe direkt anëtarëve të grupeve kriminale. Në këto rrethana, në kuadër të bashkëpunimit oficeri ndërlidhës ka kërkuar nga autoritetet shqiptare, identifikimin e punonjësit dhe nisjen e një hetimi për të verifikuar nëse është konsumuar vepër penale në mbështetje të një organizate kriminale, apo grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Hamburgut në Gjermani po kryen hetime në ngarkim të shtetasve shqiptarë Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës, duke importuar në Gjermani sasi të konsiderueshme. Autoritetet gjermane në bashkëpunim me ato shqiptare, i kanë përcjellë palës shqiptare më datë 19.03.2020 kërkesën për verifikimin e pasurive të zotëruara nga shtetasit Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, në Shqipëri, si dhe verifikimin e të dhënave të tjera të vlefshme për hetimin pasuror apo hetimin penal.

Kjo kërkesë është shoqëruar me kërkimin që verifikimet të kryhen… “nëse mund të garantohet që këto informacione nuk do të arrijnë te personat nën hetim në Gjermani, nëse jo, ju lutemi që kërkesa të mos përpunohet deri sa hetimet në Gjermani të kalojnë ne fazën e hapur”. Sipas akteve të fashikullit, kjo kërkesë është depozituar në Policinë e Shtetit në datë 03.04.2020, ndërkohë që përgjigje zyrtare është kthyer në datë 22.04.2020. Zyra e Oficerit Ndërlidhës, në informacionin e përcjellë pranë prokurorisë së posaçme thekson se, nuk ka të dhëna që përgjigja e kërkuar të jetë dërguar para datës 22.04.2020.

Ndërkohë, gjatë hetimeve të zhvilluara në Gjermani, ka rezultuar se kjo kërkesë e autoriteteve gjermane për verifikimin e pasurive apo verifikime të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj shtetasve Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, i është dërguar të hetuarit Klaudio Vukaj në datë 10.04.2020 rreth orës 16:00. Përveç kërkesës së datës 19.03.2020 të Grupit të Përbashkët Hetimor për Narkotikët në Kil (GER Kiel) është evidentuar nga autoritetet gjermane se shtetasit Klaudio Vukaj i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim Aleksandër Prroni, së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi Deep See.

Tags: Artan Shkembinxjerrje sekreti hetimor

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Vaksinat: Kina prodhon 5 miliardë doza në vit

“KosovaCoin”, kriptomonedha që ngre lart emrin e Kosovës

Kosova nis hartimin e Ligjit për Kriptovalutat

"Mungon alibia për telefonin", si SPAK ra në gjurmët e ish-zv/ministres







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com