Një 19-vjeçare nga Britania e Madhe rrezikon të dënohet me një vit burg, pasi gënjeu që ishte përdhunuar nga disa të rinj izraelitë në Qipro.
Ajo përfundoi në pranga menjëherë pasi tërhoqi pretendimet se djemtë abuzuan seksualisht me të. E reja deklaroi se policia qipriote ishte ajo që e kishte detyruar të gënjente rreth incidentit.
Nga ana tjetër, autoritetet e kanë mohuar kategorikisht diçka të tillë.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan 12 izraelitë. Mirëpo, ata u liruan më vonë, kur britanikja hodhi poshtë akuzat.
Fillimisht, 19-vjeçarja kaloi një muaj në burg. Pastaj iu dha liria me kusht, por nuk u lejua të largohej nga ishulli.