Aktualitet

Kush do të jetë krahu i djathtë i kryeprokurorit Çela (Emri)


               Publikuar në : 13:32 - 30/12/19 L M

Posti i zv.Prokurorit të Përgjithshëm i është besuar Thoma Janos. Pas përmbylljes së procesit përzgjedhës ka folur edhe kryeprokurori i ri, Olsian Çela.

“Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash. Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”, tha Çela.

Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Jano u emërua zv.ministër i Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve. Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: