Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Deklarata e fortë e Ramës për Prokurorinë, dhe rastësia e çuditshme që lidh…

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklarata e fortë e Ramës për Prokurorinë, dhe rastësia e çuditshme që lidh…

Një koincidencë, jo rastësore por  e çuditshme lidh Gjermaninë me Tiranën. Bëhet fjalë për tonët e drogës së kanë shkruar në këtë dy vende, ku pika furnizuese për të dy shtetet ishte Ekuadori. Dhe  teknika e përdorur e fshehje se tonëve të drogës ishte e njëjtë. Futja e lënës narkotike nëpër kutitë e bananeve.

Ndërsa një ditë më parë mediat gjermane kanë dhënë të tjera detaje për sekuestrimin e  1.8 tonë kokainën të kapur në portin e Hamburgut, kryeministri Edi Rama në Tiranë e ka kaluar cakun e deklaratave pikërisht për kokainën e sekuestrua në Mamaminas. Ndërsa në vetëm 6 muaj mafia shqiptare po goditet në shumë vende të botës, ku janë darkuar pas hekurave shumë anëtarë të saj.

Ndërsa media gjermane “Bild”, flet për një skemë të njëjtë  taktikë fshehje për sasinë e  kokainës sekuestruar në  Maminas, edhe në atë që u kap në portin e Hamburgut dhe që sipas prokurorisë gjermane arrin vlerën e 400 milionë eurove.

Policia gjermane ka shpërndarë për mediat dy foto të magazinimit të kokainës në një fshat pranë Bavarisë, ku njësoj si Maminasi ishte drogë e fshehur në ngarkesën e bananeve.

Ndërkaq, edhe në këtë rast bëhet fjalë për lidhje nga Ekuadori, ku duket se prej vitesh është instaluar një kartel i fuqishëm shqiptar që bën marrëveshje për kokainën kolumbiane.

Dhe pikërisht në këto hetime që duket se çdo ditë po sjellin të reja të bujshme, Kryeministri Edi Rama ka folur për “kokainën e fshehur nga Prokuroria”.

Kryeministri kësaj radhe nuk ka folur për “taposje” si para një jave por për më shumë se kaq.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama vuri shenjat e takimit të qarqeve pranë opozitës dhe atyre në prokurorinë e drejtuar nga Adriatik Llalla.

“Vulëhumburit pa atdhe, të çoroditur nga frika e drejtësisë, janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte. Me çeljen e negociatave, drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për opozitën, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë, deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me vulën e prokurorisë”, tha Rama.

Kryeministri nuk përmendi ton, por i është referuar kuntialëve, pra një çështje të vitit 2017, ku Arbër Çekajt, të arrestuarit për kokainën e Maminasit, ju kap një sasi kokaine e fshehur në banane, për të cilën tropojani tha atëherë që nuk kishte dijeni, pasi ai e porosiste mallin nga Shqipëria.

Në atë kohë, Policia i ka dërguar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës, por kjo e fundit mbylli hetimit për mos gjetje elementesh të veprës penale.

Sipas Prokurorisë nuk kishte lidhje të pronarit të mallit me kokainën që ai thoshte se nuk kishte dijeni.

Por kapja e gjysmë tonit kokainë në Maminas, pikërisht në magazinën e Arbër Çekajt, pasi u zbulua në portin e Durrësit, hapi “kutinë e Pandorës” e cila tani nuk ka më të ndalur.

E përditshmja më e madhe gjermane Bild, ka publikuar një raport të plotë për 1.8 ton kokainën e kapur në portin e Hamburgut në ngarkesën e bananeve.

Gazeta gjermane bën të ditur se rreth 500 forca policie kanë marrë pjesë në aksionin që nisi prej një viti.

Policia gjermane ka zbuluar skemën së bashku me agjentët e DEA-s që kanë bashkëpunuar në origjinën e blerjes së kokainës, në Kolumbi dhe Ekuador.

Kokaina dërgohej nga Kolumbia në Ekuador dhe atje instalohej në ngarkesën e bananeve. Më pas, sapo mbërrinte në Hamburg ajo lëvizte për në Bavari ku u arrit të zbulohej një rrjet i gjerë shpërndarjeje që funksiononte në supermarketet e vogla të lagjeve në disa qytete.

Policia gjermane mban ende të fshehtë identitetin e të arrestuarve, pasi operacioni është në zhvillim e sipër. Prokurori Thomas Steinkraus-Koch ka bërë të ditur se 12 personat që gjenden në paraburgim i përkasin moshës nga 21 deri në 51 vjeç.Identitetin nuk e bën të ditur as njëri prej avokatëve, i cili flet për Bild. Dimitrios Kotios, avokati mbrojtës i njërit prej të arrestuarve deklaroi se klienti i tij nuk ka pranuar akuzën. Sipas tij, ai nuk ka qenë në dijeni të ngarkesës me kokainë që ishte fshehur në banane.

Pra sipas të gjitha gjasave, i arrestuari që mbron Kotios është pronari legjitim i ngarkesës me banane. Sërish një koençidencë me kokainën e kapur në Maminas.

Tani prokuroria gjermane po gjurmon pasuritë dhe asetet e ardhura nga shitja e kokainës, ndërkaq, Bild ka publikuar foton e një vile ku grumbulloheshin bananet dhe kokaina.

Tags: deklaratafortëProkurorinëRamësrastësia

TË LIDHURA

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët

16:49 | 22/11/2025
Reshjet “pushtojnë” Korçën/ Pogradeci dhe Maliqi më të goditurat, dëme në dhjetëra banesa
Aktualitet

Reshjet “pushtojnë” Korçën/ Pogradeci dhe Maliqi më të goditurat, dëme në dhjetëra banesa

16:37 | 22/11/2025
Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
Next Post
Macron bën për “ujë të ftohtë” Ramën: Shqipëria larg BE-së!

Macron bën për “ujë të ftohtë" Ramën: Shqipëria larg BE-së!

“Një histori e vërtetë”, filmi shqiptar triumfon në Festivalin e Genova-s

“Një histori e vërtetë”, filmi shqiptar triumfon në Festivalin e Genova-s

“U mbyll në dhomë dhe qante”, reagon Eleni për grekët që e shanë për shqiponjën

"U mbyll në dhomë dhe qante", reagon Eleni për grekët që e shanë për shqiponjën







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët

by mirseda
16:49 | 22/11/2025
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

Reshjet “pushtojnë” Korçën/ Pogradeci dhe Maliqi më të goditurat, dëme në dhjetëra banesa

Reshjet “pushtojnë” Korçën/ Pogradeci dhe Maliqi më të goditurat, dëme në dhjetëra banesa

16:37 | 22/11/2025
Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër

Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër

16:10 | 22/11/2025
Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

15:38 | 22/11/2025
Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com