Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Deklarata e fortë e Bashës: S’mund të zgjedhim një Prokuror me votën e Tahirit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklarata e fortë e Bashës: S’mund të zgjedhim një Prokuror me votën e Tahirit

Në një deklaratë për media kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale. Nga ana tjetër është ndalur dhe tek çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, ku thekson se nuk do të lejojnë zgjedhjen e tij nga vota e Tahirit.

“Tashmë është e qartë për të gjithë botën se, me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit. 
Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Rama kriminalizoi policinë me trafikun e drogës për të blerë pushtetin”.

Fjala e plotë

Ngjarjet e 24 oreve te fundit treguan qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.
Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.
Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gwnjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar.
E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.
Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar.
Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Cdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:
Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë.
Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.
Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.
Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera.
Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.
Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën.
Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithcka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë.
Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm cështje kohe.

Tags: BashësdeklaratafortëProkurors’mundTahiritzgjedhim

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Tre ish-zyrtarët e policisë sfidojnë shtetin, Ministria e Brendshme: S’po i gjejmë dot

Tre ish-zyrtarët e policisë sfidojnë shtetin, Ministria e Brendshme: S’po i gjejmë dot

Goditi me levë në kokë infermieren shqiptare, dënohet Fatmir Stafasani

Goditi me levë në kokë infermieren shqiptare, dënohet Fatmir Stafasani

FIFA në gjyq, provat që vërtetojnë korrupsionin e saj

FIFA në gjyq, provat që vërtetojnë korrupsionin e saj







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com