Zlatan Ibrahimovic ka surprizuar sërish opinionin sportiv, duke deklaruar se do të jetë pjesë e Suedisë në Botërorin “Rusi 2018”. Gjiganti suedez ka rreth dy vjet që është larguar nga kombëtarja, por ai është shprehur i bindur se do të jetë atje. Para pak javësh ai ishte shprehur në dyshime nëse do të ishte në Rusi apo jo, por tani ndoshta ka biseduar edhe me trajnerin Janne Adersson dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët, ose në të kundërt trajneri i Suedisë duhet të arsyetojë. Sipas Ibrës pa të kompeticioni që do të zhvillohet në Rusi këtë verë nuk do të ishte i njëjti dhe madje nuk do të kishte kuptim.
I ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, Ibrahimovic deklaroi: “Sigurisht që do të shkoj në Botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte një Kupë Bote”, fjalë këto të sulmuesit të Los Angeles Galaxy i cili në 3 ndeshjet e tij të para me skuadrën kaliforniane ka realizuar 3 gola.