Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka ndarë disa momente nga Defender 21, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet se si anijet pompojnë karburant.
Sipas Kim, kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Shiko anijet ushtarake amerikajne që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e stërvitjes DefenderEurope21. Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Watch ?? military vessels pump fuel from ship to shore as part of #DefenderEurope21. First time to exercise this complex logistical activity in Europe since WWII. Great to see Allies & Partners sharpen skills & strengthen interoperability. #WeAreNATO @21stTSC @US_EUCOM pic.twitter.com/nqe5U9BNDZ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 5, 2021
Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21 nisi zyrtarisht ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Në ceremoninë pritëse në Portin e Durrësit kanë marrë pjesë personalitete të larta ushtarake nga e gjithë bota dhe NATO.