Vijojnë reshjet intensive të dëborës në qytetin e Korçës. Dëbora e dendur ka shkaktuar problem edhe në qarkullim.
Deri tani raportohet se asnjë masë nuk është marrë për pastrimin e rrugëve brenda qytetit.
Si pasojë e dëborës vijojnë problemet me qarkullimin në aksin rrugor Korçaë-Kapshticë.
Situata vazhdon të jetë e rënduar, pasi asnjë borëpastruese nuk ka në terren, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë.