Ministerialja e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd. Si përfaqësues i Shqipërisë ndodhet zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit është përfshirë në një debat të ashpër me një zyrtar serb. Koçi, i është përgjigj flakë për flakë deklaratave të sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.
Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës. Ai e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi. Ai i është përgjigjur zyrtarit serb ku i ka thënë se:
“Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.