Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dashuri me shikim të fundit, por në Tiranë janë të gjithë lakuriq

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dashuri me shikim të fundit, por në Tiranë janë të gjithë lakuriq

Nga Lorenc Vangjeli

Halli i Ilir Metës, ndryshe nga sa e sulmojnë kritikët e tij dhe po aq ndryshe nga sa e duartrokasin mbështetësit e tij, nuk ndryshon shumë me hallin e tij të dy vjetëve më parë. Ai ka ndryshuar zyrën dhe mjetet, por marrëzia që ai tenton të zgjidhë e të ngatërrojë njëkohësisht duke qenë dhe vetë pjesë e saj, është identik si në 2017- ën. Edhe atëherë Meta sulej të bindte opozitën e Lulzim Bashës që të hynte në zgjedhje. Por Basha, me këmbëpërplasje në bulevard dhe tone tenori në çadër, nuk hiqte dorë nga ultimatumin dramatik: Kurrë në zgjedhje me Edi Ramen!

Kur për shumë arsye kryetari i PD-së futi partinë në qeverinë Rama, ai u armiqësua në skaj me vetë Metën. Nisi një stinë dashurie me Ramën, që si të gjitha dashuritë me shikim të fundit u shndërrua shpejt në një urrejtje të madhe sepse nuk u celebrua me qeverinë e radhës. Edhe këtë vit, me tri dekrete të njëpasnjëshme me të njëjtin objekt, Meta, kësaj radhe si President Republike, ende nuk e ka të qartë nëse Basha do të hyjë në zgjedhje dhe nuk është i sigurt nëse nuk do të duhet një dekret i katërt.

Kaq mjafton për të kuptuar skenën absurde ku luhet me të gjithë absurditetin e saj drama publike shqiptare, kjo telenovelë me skenar të dobët, regji të keqe, aktorë ku thërret qameti dhe spektatorë fatkeq sa për t’iu dhimbsur edhe gurit.

Ndryshe nga gjithë bota e qytetëruar që zgjedhjet i përdor për të zgjidhur kriza, Shqipëria hyn në krizë sa herë që i duhet të bëjë zgjedhje.

Të gjithë, edhe maxhoranca, edhe opozita, janë bashkaksionerë të kësaj monstre që ka çmendur shqiptarët. Por me përqindje shumë të ndryshme. E majta dhe e djathta sillen si shkak-pasojë të njëra-tjetrës duke ndikuar te njëra-tjetra dhe duke denatyruar rolin e njëra-tjetrës.

Në demokraci, qeverisja duhet të jetë normalisht problemi, por nga momenti që opozita u vetëpërjashtua nga sistemi, ajo vetë u shndërrua në një problem për t’u zgjidhur. Problemet zgjidhen me zgjedhje dhe këtë e thotë çdo manual fillestar i demokracisë, që periodicitetin e tyre e ka tabu të paprekshme. Por opozita i bojkoton edhe ato. Nga frika se do të vidhet vota. A thua se gjithë shpura socialiste e akuzuar për akte të tilla, nuk ka siamezët e saj identikë në PD, LSI apo PDIU, a thua se banditët mavi nuk kanë veshur e zhveshur sipas nevojës së tyre fanellat e gjithë spektrit politik në vend, për turpin e të gjithë spektrit politik vendës dhe si një mëkat i shtrirë mbi të gjithë.

Kujt i duket se po luhet akti i parë i një drame të re në Tiranë, mjafton të rikujtojë deklaratat e socialistëve në dimrin e 2011-ës apo dhe të 2013- ës për të kuptuar se frikërat e Bashës sot janë identike me ato të Ramës dje, se makthet e Palokës për votën nuk ndryshojnë nga ato të Taulantit për votimin, se alarmet e Flamurit nuk kanë diferencë nga ankthet e Pandit të ish-opozitës, e kështu me radhë, kur secila Albanë, Joridë e Gridë nga një anë, ka Elisën, Blerinën apo Likën e anës tjetër.

Është Shqipëria e sotme një diktaturë nën Edi Ramën apo ka qenë e tillë dje me Sali Berishën? Vështirë të thuhet një gjë e tillë sa kohë që “diktatori” i radhës lutet për votim dhe vetë opozita tenton të shmangë votimin. Normalisht, duhet të ishte e kundërta, por në rendin e gjithë ngjarjeve të kthyera kokëpërmbys në Shqipëri, edhe ky është një detaj më shumë që plotëson puzzlen qesharak të absurdit të madh. Ndaj, të gjithë në Tiranë, që nxitojnë të merren me pasojën, e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se cili është shkaku real i krizave të paprera politike në vend. Që të kuptohet një gjë e tillë, nuk duhet shumë mençuri. Duhet vetëm pak pafajësi fëmije që të kuptohet se agallarët meskinë dhe bejleruçinat provincialë të politikës shqiptare janë tërësisht lakuriq. Njëlloj si në përrallën e famshme të Andersenit. Por me një ndryshim fatal: përrallat kanë zakonisht fund të lumtur dhe të mirët fitojnë gjithmonë. Në realitetin shqiptar, të paktën deri më tani, të këqijtë, hipokritët naivë dhe budallenjtë e padobishëm, horrat e rrugës që tentojnë të sillen si zotërinj në zyra dhe zotërinjtë që sillen me rregulla rruge janë ngjitur lart dhe kanë mbetur lart duke i zgjatur jetën njëri-tjetrit. Qoftë kur betohen për luftë, qoftë kur vendosin të bëjnë paqe me njëri-tjetrin. (“Java News”).

Tags: dashurilorenc vangjelishikimte funditTirana

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
“Po regjistrohen emrat, telefonat, njerëzit që do sjellin”, PD bën një hap pas

"Po regjistrohen emrat, telefonat, njerëzit që do sjellin", PD bën një hap pas

Paralajmëron ngritjen e SPAK, Ngjela: Perëndimi nuk pranon bojkot zgjedhjesh

Paralajmëron ngritjen e SPAK, Ngjela: Perëndimi nuk pranon bojkot zgjedhjesh

Plas sherri në Skrapar, dy persona zihen para një qendre votimi

Plas sherri në Skrapar, dy persona zihen para një qendre votimi

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com