Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

DASH për Kosovën: Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë në pozita drejtuese

5 vjet ago
in Rajoni

Në një raport për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë, disa nga problemet më të rëndësishme në këtë aspekt përfshinin kufizimet e padrejta ndaj shtypit, ku hynin dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve; korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri; sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose bashkësive të tjera.

Qeveria, thuhet në raport, ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarë që kryen abuzime të të drejtave të njeriut, por nganjëherë i mungonte vazhdimësia. Shumë njerëz në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan për raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose që vepronin pa u ndëshkuar. Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik, thuhet në raport.

Zëri i Amerikës përgatiti një përmbledhje të pjesës së raportit që flet për Kosovën.

Politikanë dhe udhëheqës kryesorë të shoqërisë civile, veçanërisht organizatat e veteranëve, denoncuan publikisht Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (SPO) me bazë në Hagë si dhe u përpoqën për të minuar mbështetjen e publikut për punën e SPO dhe KSC. Këto përpjekje përfshinin protesta publike, një kërkesë për peticion për të shfuqizuar gjykatën dhe një iniciativë legjislative të propozuar nga ish presidenti Hashim Thaçi që mund të kishte minuar mandatin e KSC.

Që nga shtatori, Komisioni qeveritar i Personave të Zhdukur renditi si të zhdukur 1,640 persona që u zhdukën gjatë konfliktit 1998-99 dhe dhunës politike që pasoi. Sipas ligjit, baza e të dhënave të personave të zhdukur të qeverisë nuk përfshin përkatësinë etnike të personave të zhdukur, përveç nëse raportohet vullnetarisht nga familja e tyre. Komisioni la të kuptohet se rreth 70 përqind ishin shqiptarë ndërsa 30 përqind ishin serbë, romë, ashkali, ballkano-egjiptianë, boshnjakë, goranë, malazezë dhe të tjerë.

Liria e shprehjes

Raporte të besueshme këmbëngulën se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu kërcënuan pavarësinë e medias. Gazetarët hasën vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike.

Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Sidoqoftë, pati raporte se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin presion pronarëve të medias, redaktorëve dhe reporterëve që të mos botonin materiale të caktuara. Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës.

Disa gazetarët u ankuan se pronarët dhe menaxherët e medias i penguan ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Zyrtarët nganjëherë u angazhuan me praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në këtë problem.

OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare aludojnë për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin, duke vërejtur se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan në padi. Dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të shpallur fajtorë për korrupsion ishte shpesh i butë.

Në të paktën katër çështje korrupsioni të profilit të lartë, Gjykata e Lartë gjeti se gjykatat më të ulëta kishin shkelur kodin penal në favor të të pandehurve.

Përdhunimet dhe dhuna në familje

EULEX-i vuri në dukje se gjykatat shpesh zbatonin dënime më të lehta se minimumi ligjor në rastet e përdhunimit dhe se organet ligjzbatuese rrallë ndërmerrnin hapa për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët. Për më tepër, dënimet shpesh uleshin edhe më tej nga gjykata e apelit. Zyra e Prokurorisë për Ndihmën ndaj Viktimave raportoi një numër të rritur rastesh dhune në familje gjatë vitit, nga 946 raste në vitin 2019 në 1,145 raste që nga tetori. Dhuna seksuale dhe përdhunimi që ndodhin brenda ose jashtë familjes, rrallë u raportuan nga viktimat, shpesh për shkak të stigmës shoqërore ose mungesës së besimit tek autoritetet. /VOA/

Tags: dashkosovaraportizyrtare te korruptuar

TË LIDHURA

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Vdekja e 25-vjeçarit në Itali, ngeli i bllokuar në makinerinë që përdorej për të grirë kashtën
Rajoni

Vdekja e 25-vjeçarit në Itali, ngeli i bllokuar në makinerinë që përdorej për të grirë kashtën

09:14 | 22/01/2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur
Rajoni

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Next Post
BE, 90 milion euro Shqipërisë për të përballuar pasojat e pandemisë

BE, 90 milion euro Shqipërisë për të përballuar pasojat e pandemisë

Pas vendimit të LDK për Vjosa Osmanin, mblidhen deputetët e LVV

Pas vendimit të LDK për Vjosa Osmanin, mblidhen deputetët e LVV

A është flamuri shqiptar më i bukuri në botë? Shikoni ku renditet

UEFA heq kufizimin për praninë e tifozëve në stadium







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje
Showbizz

Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje

by mirseda
17:17 | 22/01/2026
0

Krusita është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip”, mbrëmjen e së...

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

17:01 | 22/01/2026
Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë

Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë

16:40 | 22/01/2026
Trump i beson Gazën Nikolay Mladenovit, diplomatit të pranueshëm për izraelitët dhe palestinezët

Trump i beson Gazën Nikolay Mladenovit, diplomatit të pranueshëm për izraelitët dhe palestinezët

16:38 | 22/01/2026
Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas muajsh në kërkim autori

I dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçar në Tiranë

16:34 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com