Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

DASH: Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit

9 vjet ago
in Të Gjitha
The US against opposition’s boycott: “Do not abstain the elections”

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, duke komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), ka bërë të ditur se në rrjedhë e sipër është formimi i Komitetit Kombëtar për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, në funksion të luftës kundër terrorizmit, ku fokus i veçantë do t’i jepet de-radikalizmit dhe programeve për parandalimin e këtij fenomeni.

“Njëkohësisht janë duke u zhvilluar konsultime ndërmjet resorëve përkatës për emërimin e amtarëve që do ta përbëjnë këtë komitet, ndërkohë që Qeveria gjatë mbledhjeve të ardhshme do të emërojë koordinatorin e këtij organi dhe dy zëvendës”, bëjnë të ditur nga dikasteri i sigurisë në Maqedoni.

Ndryshe, në raportin e fundit, sa i përket terrorizmit gjatë vitit 2016, Departamenti amerikan i Shtetit, në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë, ka theksuar nevojën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore të Maqedonisë, për detektimin dhe për parandalimin e akteve terroriste pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Në raport po ashtu theksohet se në Maqedoni mungon korniza ligjore për luftë kundër shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit, por edhe kriminalizimin dhe financimin e terrorizmit, ndërkaq nuk ka as rregullativë të komplikuar për ngrirje dhe konfiskim të mjeteve terroriste, e cila bëhet në bazë të vendimit gjyqësor.

Samet Shabani nga organizata joqeveritare Analitika, e cila ka zhvilluar më shumë hulumtime rreth politikave të Qeverisë ndaj ekstremizmit të dhunshëm, për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet maqedonase kanë tendencë që çështje e ekstremizmit të dhunshëm ta vështrojnë vetëm nga perspektiva e zbatimit të ligjit.

Kjo, thotë Shabani, demonstrohet nga fakti se Maqedonia si shtet nuk ka strategji të veçantë për luftim të ekstremizmit të dhunshëm, por luftimi i ekstremizmit të dhunshëm shihet si pjesë e strategjisë më të gjerë kundër terrorizmit.

Shabani: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm kërkon një strategji ku do të angazhohen dhe fuqizohen individë dhe grupe në nivel lokal, për të krijuar rezistencë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Komunitetet kanë një rol kyç në njohjen dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, pasi që kjo dukuri po ndodh nëpër lagjet e tyre, tek njerëzit që janë të afërmit e tyre, miqtë e tyre, dhe njerëz që i njohin. Prandaj, është jetike që vet komunitetet të pajisen me mjetet dhe aftësitë e duhura, në mënyrë që të mund ta adresojnë këtë kërcënim që po dëmton çdo komunitet individual.

Nga ana tjetër, Vlladimir Pivovarov ish drejtues i shërbimeve të inteligjencës, vlerëson se Maqedonia si shtet duhet të bëj hulumtime thelbësore rreth motiveve që të rinjtë nga Maqedonia çon të kyçen në luftërat e huaja.

Pivovarov: Shkenca është përjashtuar nga institucionet e sigurisë, ndërkohë që pikërisht hulumtimet shkencore duhet të paraqesin një strumbullar të pikënisjes së ndërtimit të strategjive të caktuara në luftën kundër terrorizmit. Me rëndësi të veçantë është të ndërmerren më shumë masa si preventivë, dhe njëkohësisht me shumë kujdes të ndiqen dhe analizohen numrat e personave të cilët përfshihen në luftërat e huaja dhe atyre të cilëve kthehen sërish në Maqedoni.

Ekspertët e sigurisë thonë se një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet risocializmit të personave dhe familjeve të tyre, pas kthimit nga zonat e luftës.

Shabani: Aktualisht në Maqedoni nuk ka asnjë program aktiv për risocializimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj të cilët janë kthyer, dhe të cilët, në sajë të mungesës së programeve, mund të kthehen në fushëbetejë në të ardhmen. Personat që janë dënuar me burg për shkak të ekstremizmit të dhunshëm do të jenë në kontakt me të burgosurit e tjerë, që tanimë janë më të ndjeshëm, në krahasim me njerëzit e tjerë në përgjithësi, ndaj ideve radikale, dhe ka gjasa të përpiqen që t’i bindin ata për t’i përhapur idetë e tyre.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në vitin 2016 përmendet edhe Maqedonia, me ç`rast theksohet ndërmarrja e tri aksioneve të ndryshme anti-terroriste, prej të cilave, njëra ka qenë në koordinim me Shqipërinë dhe Kosovën, që ka sjellë deri në arrestimin e 23 personave.

“Qeveria e Maqedonisë, në mars ka miratuar strategji nacionale për anti-terrorizëm. Në strategji ka pjesë të përkushtuar për mbrojtje nga ekstremizmi i dhunshëm, por nuk ekziston strategji nacionale për luftim të ekstremizmit të dhunshëm. Qeveria ka krijuar një draft-plan për anti-terrorizëm në nëntor, dhe e ka dorëzuar për shqyrtim në Komisionin Evropian. Megjithatë, në këtë plan aksional mungojnë shenjat për implementim, vlerësim të financimit, si dhe mekanizmat për mbikëqyrje të evoluimit”, nënvizohet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Tags: angazhimdashluftemaqedoniterrorizmi

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Presidenti Nishani reagon pas lëndimit të qytetarëve në mitingun e PD-së

Nishani, shqiptarëve: Nuk bëmë heroizma si nëpër epe dhe balada, por përparuam

E ardhmja e Ballkanit në sytë e të rinjve perëndimorë

E ardhmja e Ballkanit në sytë e të rinjve perëndimorë

Të jesh njeri i mirë është e vështirë, ja vlerat që i lartësojnë ata

Të jesh njeri i mirë është e vështirë, ja vlerat që i lartësojnë ata







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com