Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Nga: Andi Bushati

Ngjarjet e fundit kanë nxjerrë me më shumë forcë në pah një steriotip të pështirë burokrati që për hir të së vërtetës, nuk i ka munguar asnjëherë peisazhit shqiptar. Një grua, deri një ditë më parë zv\ministre e një dikasteri të një vendi të NATO-s, pranon të largohet nga detyra e saj, dhe që të nesërmen e nis punën e re, duke zbatuar një urdhër që paraardhësi refuzonte ta plotësonte: i fut rruspat një biznesi turizmi në kulm të sezonit, pa dashur të dijë se shteti i kishte dhënë leje dhe e kishte toleruar për vite me radhë. Disa të ngjashëm të saj, nisur nga një email anonim, pranojnë të bëhen kamikazë të ç’autoritetit të dosjeve, për ti shërbyer regjimit që të eleminojë një nga kundërshtarët kryesorë politikë. Një grup prokurorësh, nga ata që ambasadorët na i servirin si “heronjtë e fëmijve tanë”, marrin në në duar një denoncim qesharak, dhe vihen në punë për të njëjtin qëllim, pas një direktive të shefit, se i gjithë vendi e do në burg rivalin e tij.

Kur përmend këto raste pyetja e parë që të vjen në mendje është: ç’janë këta njerëz. A shpjegohet devotshmëria e tyre për të shërbyer në kundërshtim me ligjin, përulësia që tregojnë ndaj urdhrave dhe aftësia për të kërrusur kurrizin, vetëm me karakterin dhe formimin e tyre? Nëse një dallëndyshe e merr nga shitëse dhe e bën drejtoreshë, a është e aftë ajo pastaj për gjithçka? A luajnë rol frustrimi seksual, të qenit e padëshiruar nga seksi tjetër, cmira njerëzore, ligësia apo hakmarrja e atij që ngrihet nga margjinat për tu shfaqur në ballin e shoqërisë, në aftësinë për të shërbyer si kamzhik në duart e eprorëve?

Ky lloj burokrati “yes-man” mund të jetë edhe një kombinim i të gjitha këtyre bashkë, por një identikit të tij, të shkaqeve se përse vepron kështu, të efekteve që sjell dhe të dëmeve që prodhon e ka skicuar Hannah Arendt, në esenë e saj të shumë diskutuar, “Eichmani në Jeruzalem”. Të gjithë e dinë se ai është një nazist i famshëm, një ingranazh kryesor në kampet hitleriane të shfarrosjes në masë, historia e kapjes të së cilit nga shërbimet sekrete izraelite dhe gjykimi i tij në shtetin e ri të herbrenjve e bëri filozofen Arendt të ndiqte procesin, për të bërë radiografinë e kësaj mostre.

Ajo mbërriti në konkluzionin shumë të debatueshëm se e keqja është banale. Portreti që ajo bëri për njeriun që zbaton në mënyrë çmendurake urdhërat e Hitlerit ishte befasues. Ai është një njeri i zakonshëm, “normal”, i pa mbrujtur me asnjë ideologji dhe i pa përsosur nga asnjë aspiratë. Eichmann është i pa aftë të mendojë dhe i kryen në mënyrë mekanike krimet e tij, sikur të bëhej fjalë për një aktivitet banal ditor. Ai i bindet sistemit pa ngritur pyetje për veten, i zhveshur nga dialogu i brendëshëm, madje fare moskokçarës për faktin se jeton në një botë të cilën është i detyruar ta ndajë me ata që mendojnë ndryshe nga ai. Pra nëse mund ta përkufizojmë, kjo mostër që simbolizon banalitetin e së keqes, ka të bëjë sipas Arendt, me mungesën e një rezistence etike në skenën publike.

Po ta krahasojmë tani profilin e njeriut që në luftën e dytë botërore çonte herbenjtë ne krematoriume me karakteristikat e zyrtarëve që përdoin ruspat pa pyetur për ligj, që fabrikojnë nga e para dosje të së shkuarës, që nënshkruajnë tendera milionësh pa asnjë llojë animoziteti se po vidhet para e madhe, që rëmbejnë pronat e qytetarëve, prishin shtëpi dhe biznese vetëm se kështu kanë vendosur ata sipër, ngjashmëria është e frikshme. As këta të dytët nuk mendojnë, as këta nuk kanë skrupuj për mënyrën se si i shohin të tjerët përveç shefit edhe ata janë të zakonshëm, “normalë”, thjeshtë ingranazhe qorre të një sistemi abuziv, të zhveshur nga aftësia për të bërë rezistencë etike në sferën publike. Në një sistem të ndryshëm, më të drejtë, më të hapur, më demokratik, ata mund të mos ishin bërë as mëkatarë as kriminelë. Por është verbëria e tyre, paaftësia për të vënë trurin në punë, një lloj pandjeshmërie për sentimentin e krupës që ngjallin tek të tjerët, që i shndërron në vegla të një njeriu dhe të piramidës që ka ngritur ai.

Historia e treguar këtu e gjysëm shekulli më parë nga Hannah Arednt tregon se regjimi çnjerëzor i Hitlerit, nuk mund të mbahej në këmbë pa këta përfaqësues banalë të së keqes. Ndaj sa herë ndeshemi me shembuj të tillë gjithmonë duhet të na mundojë pyetja se mos ndoshta kjo është një farë që rimbin vazhdimisht: Mos duke parë dallandyshet që godasin me ruspa, që fabrikojnë dosje, që hapin procese me urdhër, duhet të ngrejmë vallë pyetjen për lindjen e një lloji të ri fashizmi, nga ai që shfrytëzon njërëz banalë, për të zaptuar shtetin? Një gjë është e qartë, egzistenca e tyre e shtuar nuk është një ogur i mirë. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATI

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Rusia kërcënon hapur Evropën: Dimri do të jetë i gjatë!

Rusia kërcënon hapur Evropën: Dimri do të jetë i gjatë!

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

Kriza energjetike, qeveria tashmë me një plan masash

Kriza energjetike, qeveria tashmë me një plan masash







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata
Aktualitet

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

by mirseda
20:21 | 24/11/2025
0

Dy persona të armatosur vazhdojnë të jenë të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

20:06 | 24/11/2025
Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

19:23 | 24/11/2025
Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

19:19 | 24/11/2025
Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

18:56 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com