Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

Nga Mero Baze/ Pashë një reagim të partisë së Shpëtim Idrizit mbi tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës greke në Jug të Shqipërisë. Duke marrë shkas prej tyre, reagimi i Idrizit shkonte deri në fillim të shekullit të shkuar, duke kujtuar Zografin e vitit 1914, duke e krahasuar atë me Edi Ramën, dhe plot patetizma të tjera, që duket se kanë nevojë t’i kompensojnë kësaj partie mungesën e koherencës që ka vet, në raport me forcat ekstremiste të politikës greke në Tiranë.

Së pari, për gjithë këta patriotët që karikohen me bateri, tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës janë detyrim dhe jo poshtërim i shtetit shqiptar. Një shtet që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund t’i mohojë një pakice të ketë tabela rrugore në gjuhën e vet, ndërkohë që është detyrim që në zonat kufitare dhe aty ku nuk ka pakica, të ketë tabela edhe në gjuhën angleze për të huajt që vizitojnë Shqipërinë.

Ndaj ky debat nuk ja vlen të bëhet, nëse nuk do të më tërhiqte vëmendjen hipokrizia e Shpëtim Idrizit.

Si përfaqësues politik i një komuniteti që ka vuajtur nga një genocid me bazë etnike në Greqi, dhe është zbuar andej me dhunë, Shpëtim Idrizi së pari nuk duhet të predikojë urrejtje etnike, pasi ai nuk është në krye të një partie politike për të nxitur urrejtje ndaj grekëve të Shqipërisë, por për të kërkuar të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Greqisë, në këtë rast të komunitetit çam.

Nuk mund të pretendosh të rehabilitosh një komunitet të masakruar nga dhuna etnike, duke nxitur dhunën etnike, pasi kështu thjesht je duke imituar Napolon Zervën në versionin shqiptar.

Por kjo është gjysma e së keqes. Hipokizia bëhet e plotë kur po ky patriot me bateri, ka disa javë që rri si langaraq tek dera e Lulzim Bashës, me shpresë mos e fusë dhe atë në “qeverinë hije” tranzitore, nëse e lejon Vangjel Dule. Dhe Basha as e zbon, e as e mban, por thjesht e lë tek dera, që të mos i shqetësohet Vangjel Dule.

Në fakt çifti Idrizi -Dule, janë çifti më regresiv në politikën shqiptare, pasi janë dy politikanë që në thelb punojnë kundër interesave të komuniteteve që përfaqësojnë.

Vangjel Dule përfaqëson politikisht pakicën greke, por del deputet me votat e shqiptarëve çamë në Vlorë, pasi grekët nuk e votojnë . Dhe arsyeja është se ai përfaqëson më shumë “Agimin e Artë”, se interesat e politikës greke apo pakicës greke në Shqipëri.

Ai më shumë përpiqet të mbjellë urrejtje për çamët, se sa të merret me të drejtat e grekëve në Shqipëri.

Në të njëjtin kurth ka rënë dhe Shpëtim Idrizi. Dhe ky më shumë merret me luftën kundër pakicës greke në Shqipëri, se sa me te drejtat e mohura të çamëve në Greqi. Dhe për ironi të fatit, të dy rrijnë në një tryezë me Lulzim Bashën, por Dule në krye të vendit, kurse Idrizi vetëm kur Lulzimit i jep leja Dule, ta pranojë.

Ndaj para se të akuzojë qeverinë shqiptare për kolaboracionizëm me qeverinë greke, në këtë rast për një të drejtë elementare të pakicës greke në Shqipëri, është më mirë të sqarojë çamët, se çfarë e detyron të poshtërojë partinë e tyre, duke qëndruar tek dera e SHQUP-it, mos ja hap Vangjel Dule.

Ky është më keq se kolaboracionizëm. Është poshtërim, në përpjekje për t’iu lutur “Agimit të Artë” të Greqisë me degë në Tiranë, të të pranojë në tryezë për aleat./ TEMA

Tags: “kolaboracionistit”Dalldiaidrizipatriotike

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Moti për sot/ Shtrëngata shiu dhe rrufe 

Moti për sot/ Shtrëngata shiu dhe rrufe 

42 dosjet e ‘nxehta’ në Kolegjin e Apelimit, emrat dhe vendimet

42 dosjet e ‘nxehta’ në Kolegjin e Apelimit, emrat dhe vendimet

Humbi babain dhe partnerin, Fjolla Morina përlotet gjatë intervistës

Humbi babain dhe partnerin, Fjolla Morina përlotet gjatë intervistës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com