Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Dallaveret” e tregtisë së naftës në Kosovë

9 vjet ago
in Të Gjitha
“Dallaveret” e tregtisë së naftës në Kosovë

Nafta është produkti thuajse më i kërkuari në Kosovë, i cili importohet nga vendet e rajonit dhe të Evropë, ndërsa shpesh janë evidentuar edhe raste të kontrabandës me naftë dhe derivate të saj në pjesën veriore, në kufirin me Serbinë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shfaqur shqetësimin se 97 për qind e naftës që hyn në Kosovë nuk kontrollohet, por bëhet vetëm përshkrimi i analizave.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, tha për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar vazhdimisht që kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës të realizohet që në pikat kufitare:

“Karburantet e lëngëta të naftës janë duke hyrë në Kosovë me cilësi të dobët dhe është duke u manipuluar me këtë produkt nëpër pikat e karburanteve brenda territorit të Kosovës. Për këtë problem duhet të merren masa sa më shpejt që është e mundur”, tha Berjani.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë miratoi në muajin shkurt një Udhëzim Administrativ për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, në bazë të të cilit monitorimi i cilësisë së karburanteve bëhet në pikat doganore dhe jo nga trupat inspektues, pasi nafta të ketë hyrë në tregun e Kosovës.

Për shkak të dyshimit të cilësisë së naftës, ka disa ditë që mbi 40 maune me këtë produkt janë bllokuar në terminalin doganor në Morinë.

Mësohet se dogana ka aplikuar sistemin e kontrolleve të bazuara në analizat e riskut. Sipas analizave, tejkalimi i parametrave është shumë i lartë, prandaj mostrat janë dërguar edhe një herë për super analizë në një laborator jashtë shtetit të Kosovës, shkruan REL.

Maunet e bllokuara në kufi, u përkasin tri kompanive që në Kosovë konsiderohen më të mëdhatë në këtë sektor.

Nga ana tjetër, Lulzim Syla, kryeinspektor i Tregut në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, thotë se kompetent për kontroll të cilësisë së naftës në kufi është Dogana e Kosovës, kurse inspektorati i MTI-së është kompetent për monitorimin e cilësisë së naftës brenda tregut të Kosovës:

“Ne si inspektorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vitin e kaluar kemi marrë rreth 580 mostra, nga ky numër 34 kanë dalë jo konform udhëzimit administrativ. Problemi më i madh, ka qenë jo me sulfurin, por më pikën e ndezjes. Mirëpo, sido që të jetë, një parametër sa do i vogël që devijon, ne si Inspektoriat jemi të detyruar ta procedojmë lëndën në gjykatat kompetente”, thotë Syla.

Cilësia e dobët e derivateve të naftës, mungesa e territoreve të lira për të vepruar, krijimi i privilegjeve për kompani të caktuara të naftës, moskontrollimi gjithnjë me rastin e zhdoganimit të këtij produkti, mosfiskalizimi i këtyre operatorëve ekonomikë, që llogariten me qarkullim milionësh, janë vetëm disa nga parregullsitë që përmenden vazhdimisht në këtë sektor.

Tags: abuzimanalizacilesiadallaverekosovanafte

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ambasadori Cutillo takon Çakon: Vazhdojmë bashkëpunimin kundër kanabisit

Ambasadori Cutillo takon Çakon: Vazhdojmë bashkëpunimin kundër kanabisit

“2 mijë euro për punë në Gjermani”, si i mashtronte maqedonasi të rinjtë në Tiranë

“2 mijë euro për punë në Gjermani”, si i mashtronte maqedonasi të rinjtë në Tiranë

1.343 të sapodiplomuar mundësi praktike në administratë

1.343 të sapodiplomuar mundësi praktike në administratë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com