Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dalin detaje nga hetimi / Vrasja e Xhuvanit në Elbasan mund të shmangej

5 vjet ago
in Të Gjitha
”Autori u largua me makinë”/ Detaje nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla, që ishin prezentë në momentin kur u ekzekutua Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Gjithashtu në hetim janë edhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, që po ashtu ndodheshin në vendin e ngjarjes. Burimet që konfirmuan lajmin e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë në Policinë e Elbasanit thanë se hetuesit besojnë që vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi. Të njëjtat burime thanë dje se janë më shumë se 10 punonjës Policie, si dhe dy zëvendësdrejtorët që tashmë janë në hetim nga SHÇBA-ja, që po vepron në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

NGJARJA

Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu, gjatë seancës për masën e sigurisë, deklaroi se ditën e ngjarjes, më 21 prill 2021, Arjan Hoxha, ish-zyrtar i lartë Policie, i cili ishte shefi i sigurisë së shtabit për mbrojtjen e votës në Partinë Demokratike, ka telefonuar në Policinë e Elbasanit dhe ka pretenduar se kishin dyshime që një qytetar i quajtur Mehmet Greca ishte duke shpërndarë para në këmbim të votës në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Për këtë arsye ata e kanë bllokuar automjetin pa targa, me të cilin lëvizte ky person, i kanë marrë çelësin dhe nuk e kanë lënë të lëvizte.

Prokuroria deklaron se pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes mbërrijnë një numër i lartë i forcave “Shqiponja”, si dhe dy zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, që po kryenin verifikimet për rastin në fjalë. Sipas prokurorit, papritmas, pa e saktësuar se si dhe në çfarë rrethanash, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe ka mbetur i pajetë Pjerin Xhuvani, ndërkohë janë plagosur edhe 4 persona të tjerë. Prokuroria thotë se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i forcave speciale RENEA. Po sipas kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, thuhet se Paplekaj, në momentin që po largohej nga vendi i ngjarjes, i ka vënë pistoletën në kokë një qytetari, i cili ishte me të atin, i ka marrë automjetin dhe është larguar në drejtim të repartit të forcave RENEA, në Tiranë, ku është vetëdorëzuar.

Për këtë arsye, ndaj Arbër Paplekajt është ngritur edhe akuza e vjedhjes me armë. Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i cili rezulton se ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe prokuroria e akuzon për “Vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, në dëm të disa personave.

PROVAT NE MAKINA

Në automjetin e Mehmet Grecës është gjetur një listë me emrat e disa personave, të shënuar me shkrim dore dhe emrat e patronazhistëve, por nuk janë gjetur karta identiteti apo para. Ndërkohë, në automjetin e shtetasit Klement Xhaferri, i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes në ndihmë të Mehmet Grecës bashkë me një grup personash, përfshirë edhe viktimën Pjerin Xhuvani, janë gjetur dhe sekuestruar 19 fotokopje kartash identiteti, si dhe disa sende të tjera të paligjshme.

Në sallën e gjyqit Prokuroria deklaroi se ka sekuestruar dhe pamjet filmike të celularëve të personave të pranishëm në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe të të arrestuarve. Po kështu, në sallë u deklarua se janë gjetur edhe dy serverë kamerash sigurie në dy banesa, ku është ushtruar kontroll për gjetjen dhe arrestimin e Klement Xhaferrit, i cili në fakt vazhdon të jetë në kërkim.

Personi tjetër i arrestuar, Eljo Beko, sipas Prokurorisë ka tentuar të fshehë të vërtetën, pasi në momentet e para nuk pranoi që automjeti në pronësi të firmës së tij i ishte dhënë në përdorim Klement Xhaferrit. Ndërkohë, as gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë Prokuroria nuk i dha përgjigje pyetjes se kush ka qëlluar i pari dhe ndaj kujt. /panorama.al/

Tags: ElbasanHetimipjerin xhuvanivrasje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen del negative në testin për Covid-19

Pezullim i patentave për vaksinat kundër Coronës

11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, e mbijetuara: Plagët e djegies më therin ende

Shpërthimi në Gërdec më 2008, SPAK kërkon rihapjen e gjykimit për Mediun

Kosovë: 3 viktima dhe 79 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kurba e koronavirusit mbetet e ulët në Kosovë, regjistrohen 3 viktima







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com