Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Daja: Ishte rezultat i drejtë/ Dalipi: Jo vetëm golin, por na mohuan dhe një penallti

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Daja: Ishte rezultat i drejtë/ Dalipi: Jo vetëm golin, por na mohuan dhe një penallti

Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut në “Selman Stermasi” u mbyll në barazimin e bardhë pa gola. Ishin të kuqtë që kërkuan më shumë rrugën e rrjetës, duke iu anuluar një gol me protagonist Prognin. Po ashtu Trashi dhe Sukaj falën Skënderbeun në dy raste të pastra që kishin për shënim. Pas ndeshjes tekniku IlirDaja u shpreh se nuk kishin ardhur për barazim në Tiranë, por për ta fituar ndeshjen, por mënyra si rrodhën ngjarjet ai rezultat ishte më i drejti. Skënderbeu kishte një mungesë të madhe si Vangjeli dhe ekipi ndjeu lodhje pasi ka zhvilluar shumë ndeshje këtë fillim sezoni, po ashtu edhe Lilaj nuk ishte në formën më të mirë pasi luajti me një dorë të fashuar.

“Skënderbeu nuk hyri në lojë për barazimin, ndonëse ky rezultat konsiderohet pozitiv. Jemi të kënaqur me rikthimet e Jashanicës dhe Nimagës. Mbase ndikoi mungesa e Vangjelit, për impulsin që ai servir, pa harruar që ai ka dhe eksperiencën e duhur. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Reagimi i skuadrës dhe forca e treguar edhe në pjesën e dytë tregon që jemi mirë. Pavarësisht lodhjes, të shfaqur në fillimin e takimit, me kalimin e minutave futbollistët kanë dalë në lojën e tyre. Duhet marrë në konsideratë fakti që luajtëm të enjten ndaj Dynamo Kyiv në UEFA Europa League. Sowe, Vangjeli dhe Shehi janë tre futbollistët që kanë më shumë minuta në këmbët e tyre, ndaj do të kishte qenë mirë të pushonte edhe Sowe. Do t’i uroj Partizanit që të ndryshoj, sepse me rikthimin e tij kampionati bëhet edhe më i bukur. Jo për justifikim, por gjendja e fushës nuk ofronte mundësinë që ne të dilnim plotësisht në lojën tonë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Nga ana tjetër Dalipi që qëndroi në stolin e Partizanit, në mungesë të Starovës është shprehur se ekipit të tij i është mohuar fitorja në këtë sfidë. Ishte një rast që në minutën e katërt, ku Progni dërgon topin në rrjetë nga një pozicion i dyshimtë. Ndërsa në fundin e takimit është Hasani që rrëzohet në zonë dhe Dalipi e vlerëson si penallti të paakorduar për të kuqtë.

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, por kishim pritshmëri maksimale. Mund të shënonim po të kishim patur pak më shumë qetësi, apo edhe sikur të kishim patur më shumë fat. I tillë ishte rasti i Sukaj. Mund të jetë krijuar iluzioni sikur kemi ndërtuar një ekip mbrojtës, por nuk është e vërtetë, përkundrazi, me 4-4-2 i dhamë më shumë mundësi sulmi. Në një farë mënyre u realizua, por sot ishim të pafat. Për episodin e golit të anuluar shihet edhe nga pamjet filmike që goli nuk ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa kam dyshime edhe për momentin e rrëzimit të Hasanit në zonën Skënderbeut. Për mendimin tim ishte penallti”, deklaroi Dalipi.

Tags: DajaDalipi:drejtë/golinIshtemohuanpenalltirezultatvetem

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Next Post
De Biasi: Keqardhje, por nuk pata kohën e duhur

De Biasi: Keqardhje, por nuk pata kohën e duhur

Berisha: 6 fakte pse Rama po dëmton Kosovën

Berisha: 6 fakte pse Rama po dëmton Kosovën

Le Matin (1913)/ Intervista e Ismail Qemalit për gazetarin francez

Le Matin (1913)/ Intervista e Ismail Qemalit për gazetarin francez







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

by mirseda
18:28 | 14/04/2026
0

Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit,...

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com