Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Daily Mail thumbon Klosin, kafshët e Fierit ende pa zgjidhje

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Daily Mail thumbon Klosin, kafshët e Fierit ende pa zgjidhje

Britanikja Daily Mail u ka kushtuar një tjetër artikull kafshëve që po mbahen në gjendje të mjerueshme në një kopsht zoologjik në Fier.

Pas publikimit të artikullit të parë nga kjo medie, autoritetet shqiptare reaguan, duke marrë vendimin që këto kafshë do të shpëtoheshin. Por, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, këto kafshë vazhdojnë të keqtrajtohen në “koopshtin zoologjik të ferrit”.

Fotot tronditëse të shkrepura në kopshti zoologjik të Parkut Safari në Fier në fillim të kësaj jave, tregojnë një luan të kequshqyer me një infeksion të rëndë në sy. Po ashtu, në foto duken kafshë të tjera si një zebër, një ujk që duket shumë i hollë dhe disa dre të mbyllur në kafaze prej betoni.

Fotot nxitën zemërimin ndërkombëtar dhe bënë që ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, të urdhëronte shpëtimin urgjent të kafshëve të martën.

Por, një organizatë e të drejtave të kafshëve që ka bërë një peticion, ku i kërkon qeverisë të lirojë kafshët, i ka thënë sot Daily Mail se “kafshët janë ende në kopshtin zoologjik dhe gjendja e tyre po përkeqësohet dita-ditës”.

Teksa postoi një fotografi në kopshtin zoologjik të martën, Klosi shkroi: “Në përgjigje të lajmeve të publikuara në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve mbi situatën e papranueshme ku disa kafshë jetojnë në një kopsht zoologjik privat në Fier, unë urdhërova urgjentisht nisjen e një veprimi nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët për t’i mbrojtur ato”.

Megjithatë, pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Ministrit të Turizmit, duket se nuk ka rezultuar në veprimin e menjëhershëm të treguar në njoftimin e tij në Facebook.

Të mërkurën u njoftua se kopshti zoologjik ishte bllokuar përkohësisht nga qeveria, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për evakuimin e kafshëve.

Ioana Dungler, Drejtorja e Departamentit të Kafshëve me Katër Parave, organizatë kjo austriake, arriti dje në kryeqytet në Tiranë për të takuar zyrtarë dhe për të diskutuar evakuimin e kafshëve.

“Kafshët ende vuajnë në kopshtin zoologjik të Safarit në Fier dhe Katër Putrat planifikon t’i shpëtojë ato brenda dy javëve të ardhshme”, tha Dungler.

“Evakuimi i kafshëve të egra aktualisht nuk është i mundur për shkak të kufizimeve ligjore, prandaj na duhet të presim miratimin zyrtar nga autoritetet shqiptare. Ndërsa kushtet e kafshëve po përkeqësohen me shpejtësi, çdo sekondë llogaritet. Po punojmë bashkë me autoritetet shqiptare dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për t[u ofruar më në fund këtyre kafshëve plotësimin e nevojave. Si një hap fillestar, ne do t’i sjellim ata në një vend të sigurt ku do t’u japim atyre ndihmën e parë, më pas do të shqyrtojmë zgjidhje të përhershme.”

Imazhet e publikuara më parë këtë javë u morën nga një fotograf anonim, i vendosur për t’i ekspozuar kushtet e mjerueshme në kopshtin zoologjik./ Përshtati TIRANA TODAY

Tags: “Daily Mail”e FieritendekafshëtKlosinpa zgjidhjethumbon

TË LIDHURA

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja
Aktualitet

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

14:17 | 09/06/2025
Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë

14:13 | 09/06/2025
Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera
Aktualitet

Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera

13:59 | 09/06/2025
Next Post
Video/Reagimi i ëmbël i Kate, një mama krenare për fëmijët

Video/Reagimi i ëmbël i Kate, një mama krenare për fëmijët

Pamje të frikshme/ Tërmeti çan tokën, tmerrohet gruaja

Pamje të frikshme/ Tërmeti çan tokën, tmerrohet gruaja

Stresi në hotel me një vajzë, Kejsi nxori foton. Por askush nuk e kapi detajin

Stresi në hotel me një vajzë, Kejsi nxori foton. Por askush nuk e kapi detajin

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Reagon Federata Serbe: Mirënjohje FSHF-së, jo tifozëve
Sport

Reagon Federata Serbe: Mirënjohje FSHF-së, jo tifozëve

by mirseda
14:21 | 09/06/2025
0

Serbia barazoi pa gola ndaj Shqipërisë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Federata...

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

14:17 | 09/06/2025
Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë

Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë

14:13 | 09/06/2025
Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera

Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera

13:59 | 09/06/2025
Kosovë: Gjykimi për rastin “Banjska” ende nuk ka përfunduar

Kosovë: Gjykimi për rastin “Banjska” ende nuk ka përfunduar

13:28 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com