Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

D-Day, zbarkimi në Normandi që përshpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
D-Day, zbarkimi në Normandi që përshpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore

Zbarkimi Aleat në brigjet franceze të Normandisë ndodhi më 6 qershor 1944. I njohur sot si “D-Day”, ai shënoi fillimin e fushatës për çlirimin e Evropës Veriperëndimore nga pushtimi i Gjermanisë naziste. Ja çfarë mund të mos dini më këtë operacionin historik.

Që në tetorin e vitit 1941, kryeministri britanik Uinston Çërçill urdhëroi Lordin Luis Mauntbatën të fillonte të mendonte për një zbarkim në Evropë:“Në qoftë se ne nuk zbarkojmë atje, nëse nuk luftojmë dhe mposhtim në tokë trupat e Hitlerit, nuk do ta fitojmë dot kurrë këtë luftë!”.

Më 7 dhjetor 1943, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt u takua me gjeneralin amerikan Duajt Ajzenhauer ne Tuniz, dhe e emëroi atë komandant të operacionin për çlirimin e Evropës së pushtuar nga nazistët.

Në fillim D-Day ishte planifikuar për në datën 5 qershor, por u shty me 24 orë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ajzenhauar pinte deri në katër 4 paketa cigare në ditë gjatë muajve përgatitorë për D-Day. Ndërkohë, komandanti i trupave britanike Bernard Montgomeri ishte plotësisht esëll. Ai nuk pinte duhan dhe as alkool.

Gjatë përgatitjes për D-Day, u prodhuan rreth 17 milionë harta. Inxhinierët britanikë u dërguan fshehurazi me nëndetëse në brigjet e Normandisë, për të kryer studime të fshehta të terrenit, përfshirë mbledhjen e mostrave të rërës.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë gjermane në Frontin Perëndimor ishte Feldmarshalli Gerd von Rundshted, që kishte në dispozicion 850.000 trupa.

Operacioni i Ditës D synonte çarjen e “Murit të Atlantikut”, një seri fortifikimesh bregdetare të ndërtuara nga Gjermania naziste midis viteve 1942-1944, që shtriheshin nga Norvegjia në kufirin Francë-Spanjë.

Mbi 1.2 milionë ton çelik dhe 17 milionë metra kub beton u përdorën në ndërtimin e fortifikimeve, ku përfshiheshin edhe 92 stacione radari. Hitleri donte që 15.000 bunkerë të mëdhenj të mbroheshin nga 300.000 trupa. Në fund kjo do të ishte e pamundur të arrihej.

Pagesa bazë për një ushtar këmbësor britanik ishte 3 paund dhe 15 shilinga në muaj. Ushtarët amerikanë fitonin mesatarisht 12 paund në muaj. Për pasojë, ato ishin shumë të pëlqyer nga gratë e reja britanike, dhe 70.000 prej tyre u martuan me ushtarakë amerikanë gjatë luftës.

Rreth 9.000 fëmijë kanë lindur jashtë martese me baballarë ushtarët amerikanë.

Një ushtri e rreme e përbërë nga tanke dhe kamionë prej gome u krijua në Kent për t’i bërë gjermanët të besonin se pushtimi do të ndodhte në Pa Dë Kale. Fushata e mashtrimit ishte aq e suksesshme, sa që edhe pas D-Day, Hitleri besonte ende se zbarkimet në Normandi ishin për të shmangur vëmendjen nga një sulm kryesor në Pa Dë Kale.

Rreth 350.000 anëtarë të Rezistencës Franceze i ndihmuan Aleatët për t’u përgatitur për D-Day nga brenda Francës, por vetëm 100.000 prej tyre kishin armë.

Në prag të zbarkimit, Aleatët kishin në dispozicion 15.766 avionë ose 30 herë më shumë sesa aviacioni gjerman.

Rreth 7.000 anije të të gjitha formave dhe madhësive u përdorën nga Aleatët gjatë D-Day, përfshirë 139 luftanije të mëdha.

Meteorologët gjermanë gabuan rëndë në parashikimin e motit të keq për 2 javët në vazhdim. Komandanti gjerman në Normandi Ervin Romel, u ndie aq i sigurt se nuk do të kishte një pushtim,sa që shkoi në Berlin për t’i dhuruar gruas së tij një palë këpucë me rastin e ditëlindjes së saj të 50-të.

Vetëm 1 në 6 parashutistë të trupave aleate zbriti në vendin e duhur.

Togeri Den Bradhërixh ishte viktima e parë e Aleatëve gjatë D-Day. Ai u plagos për vdekje gjatë sulmit me avion në Urat e Orne.

Brenda 100 ditëve pas D-Day, 2.5 milionë burra, 500.000 automjete dhe 4 milionë ton pajisje dhe racione ishin dërguar në Francë.

Vetëm Hitleri mund t`i urdhëronte Panzerët gjermanë që të kundërsulmonin atë ditë. Por ai fjeti deri në mesditën e datës 6 qershor.

Viktimat e Aleatëve atë ditë janë vlerësuar në 10.000 të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur në aksion. Nga këta 6.603 amerikanë, 2.700 britanikë dhe 946 kanadezë. Viktimat në radhët e gjermanëve nuk dihen me saktësi, por vlerësohet të kenë qenë midis 4.000-9.000.

Burimi i lajmit: https://www.historyhit.com/fascinating-facts-about-d-day/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aleatD-Dayhistorinormandi

TË LIDHURA

Interpoli arrestoi 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë
Bota

Interpoli arrestoi 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:28 | 06/06/2025
A do ndërhyjë Rusia në mosmarrëveshjen Trump-Musk? Përgjigjet Peskov
Bota

A do ndërhyjë Rusia në mosmarrëveshjen Trump-Musk? Përgjigjet Peskov

13:44 | 06/06/2025
Sa vlejnë kontratat qeveritare të Musk në SHBA
Bota

Sa vlejnë kontratat qeveritare të Musk në SHBA

12:57 | 06/06/2025
Next Post
Ashensori i pallatit nga kati 3, askush s’ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve

Ashensori i pallatit nga kati 3, askush s'ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve

Greqi/ Ja momenti i ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në lokal (Video)

Greqi/ Ja momenti i ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në lokal (Video)

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Opozitarizmi përballë fazës së re të politikës ''krimi ndjell krimin''

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqiptar i arrestuar në operacion droge në Itali
Aktualitet

Shqiptar i arrestuar në operacion droge në Itali

by mirseda
16:36 | 06/06/2025
0

Policia italiane ka finalizuar një operacion të madh antidrogë duke çuar në arrestimin e 11 personave, mes...

Titullari i Milanit drejt largimit, Chelsea pret

Titullari i Milanit drejt largimit, Chelsea pret

16:29 | 06/06/2025
Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës

Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës

16:15 | 06/06/2025
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

16:01 | 06/06/2025
Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

15:57 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com