Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çuçi pret homologen italiane: 25 vite më parë krijonim pasiguri, sot punojmë së bashku për të goditur krimin

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çuçi pret homologen italiane: 25 vite më parë krijonim pasiguri, sot punojmë së bashku për të goditur krimin

Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Protokollit të Mirëkuptimit Shqipëri-Itali në Fushën e Sigurisë. Ajo u prit nga homologu i saj, Bledi Çuçi. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë thotë se sot 25 vite më pas Shqipëria ka krijuar besim të fortë dhe respekt reciprok te fqinjët, ndryshe nga 25 vite më parë kur eksportonte pasiguri.

“Ndryshe nga çerek shekulli më parë kur Shqipëria përjetoi kolapsin e vitit të mbrapshtë 1997, sot kemi arritur të krijojmë besim të fortë dhe respekt reciprok teksa vijojmë të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe frontalisht të vendosur kundër krimit. E falenderova për mbështetjen maksimale që Italia ka dhënë vazhdimisht për forcat tona të Policisë, si dhe vlerësova bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacioneve policore prej të cilave kemi pasur rezultate impresionuese. 30 operacione të përbashkëta përgjatë vitit 2021 dhe 9 operacione vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë dukshëm një punë shumë domethënëse për një të ardhme të sigurt të qytetarët tanë”, shprehet ministri Çuçi.

Më tej ai e falenderoi homologen italiane për mbarëvajtjen e finales së UEFA Conference League, teksa theksoi gjithashtu se ky event dëshmoi edhe njëherë se ne dimë të funksionojmë si një trup i vetëm, përballë sfidave që lidhen me rendin dhe sigurinë.

Në vijim ministri Çuçi ndau me Ministren e Brendshme të Italisë, Luciana Lamorgese, projektin për transformimin e Akademisë së Sigurisë.

“E njoha gjithashtu ministren Lamorgese me punën që kemi nisur për transformimin rrënjësor të Akademisë tonë të Sigurisë, me një riorganizim total dhe programe edukimi të modernizuara sipas standardeve më të mira bashkëkohore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij, të dy vendet tona kanë një marrëdhënie speciale dhe bashkëpunimi dypalësh është shumë më i zgjeruar dhe më i ngushtë nga sa parashikojnë marrëveshjet, memorandumet apo protokollet.

Vetë ministrja italiane, Luciana Lamorgese vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në fushën e rendit, sigurisë dhe çështjeve të brendshme. Në mënyrë të veçantë ajo tha se Shqipëria nuk është më një problem për Italinë prej vitesh, përsa iu përket flukseve migratore.

Vizita e një Ministri të Brendshëm italian vjen pothuajse pas 7 vitesh. Kujtojmë që në vitin 2015 Shqipërinë e vizitonte Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Angelino Alfano.

Tags: bledi cuciLuciana LamorgeseMinistrja e Brendshme e Italisë

TË LIDHURA

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme
Aktualitet

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
Next Post
31-përqindëshi i së keqes më të vogël

Presidenti i ri i vendit i fut në "sherr", Berisha: Kam vetëm një qejfmbetje me Metën

“S’do iki njeri nga puna”/Rama: Vetëm për letrat u janë kursyer njerëzve 7 milionë euro

Kush do ta ndalojë Edi Ramën

Korridor për eksportin e grurit/Turqia dhe OKB ndërmjetësojnë marrëveshjen me Rusinë e Ukrainën

Korridor për eksportin e grurit/Turqia dhe OKB ndërmjetësojnë marrëveshjen me Rusinë e Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

by mirseda
18:06 | 28/11/2025
0

Sot dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe otomanizmi! Kështu e ka nisur Ben Blushi...

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan

I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan

17:39 | 28/11/2025
Plani amerikan për paqen në Ukrainë, Kremlinin: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

Plani amerikan për paqen në Ukrainë, Kremlinin: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

17:31 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com