Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çuçi: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çuçi: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa foli sot në Kuvend për Aktin Normativ të shtyrjes së vlefshmërisë së ID në 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, duke iu dhënë mundësi rreth 144 mijë qytetarëve të votonin, u ndal edhe te modernizimi i shërbimit të Gjendjes Civile.

Ai tha se sot ky shërbim është ngritur në një nivel të paimagjinueshëm, deri disa vite më parë. “Besoj se të gjithë i mbani mend radhët e gjata që krijoheshin nëpër sportele të Gjendjes Civile për një certifikatë lindje, martese apo një dokument tjetër çfarëdo.

Në jo pak raste këto sportele ishin kthyer në qendra ku gëlonte ryshfeti. Sot janë 21 shërbime të Gjendjes Civile që merren online direkt nga celulari apo kompjuteri juaj. Shkëputja e kontaktit direkt me punonjësit i ka prerë rrugën korrupsionit dhe ka shkurtuar kohën e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimin që kërkojnë.

Aktualisht jemi në hapat e fundit të punës për konfirmimin edhe të certifikatave në gjuhë të huaj të cilat do të gjenerohen automatikisht nga #eAlbania pa qenë nevoja për t’u paraqitur nëpër sportele.

Mbi 80% të shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online përmes një sistemi që jep siguri, mban larg korrupsionin, si dhe iu garanton qytetarëve shërbim cilësor me një klik përmes celularit të tyre. Ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm që krijon siguri, që tregon përkujdesje dhe sjell zhvillim. Edhe po të dojë këtë nuk mund ta mohojë dot askush”, tha Çuçi.

Për fushatën e vetëdeklarimit dhe regjistrimit të adresave, Ministri i Brendshëm tha se adresën e plotë me 8 elementë sipas ligjit e kanë rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë, ndërkohë që vijon fushata e ndërgjegjësimit për qytetarët që nuk e kanë ende një adresë të saktë të regjistruar. Vetëm me një adresë të saktë tha Çuçi, ke akses në shumë shërbime publike të cilat në masë të madhe ofrohen online.

“Dixhitalizimi dhe procesi i modernizimit të shërbimeve publike është një instrument i pazëvendësueshëm jo vetëm për të mbajtur larg korrupsionin në zyrat e shtetit, por është një kapërcim epokal që sjell akses më të madh dhe më cilësor të qytetarëve në shërbimet publike”, u shpreh ministri Çuçi.

Tags: bledi cucigjendje civileMinistri i Brendshëmsherbime online

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Aksion i madh në Lezhë, goditet grupi kriminal

Krimi, “të fortët” dhe policia…

“Sulmoi selinë e PD për t’i dorëzuar partinë Metës”, Berisha ia kthen Bashës

Basha thirrje SPAK që ta hetonte, Berisha: Ka procese me FBI e drejtësinë belge

Gripi i shpendëve dhe l*fta në Ukrainë rrisin çmimin e vezëve

Gripi i shpendëve dhe l*fta në Ukrainë rrisin çmimin e vezëve

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com