Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ç’të bëjmë me monumentet e diskutueshme

6 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Ç’të bëjmë me monumentet e diskutueshme

Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumentet komuniste.

A është kjo mënyra se si duhen trajtuar “heronjtë” e së kaluarës? Aspak, mendojnë kritikët.

Kur bien monumentet, shkruhet histori. Sepse rrëzimi i monumenteve ka diçka të pakthyeshme. Simbolizon fitoren kundër rendit të vjetër, agimin e një epoke të re.

Nuk është çudi që në vazhdën e protestave të tanishme kundër racizmit, pronarët e skllevërve dhe sunduesit kolonialë po i hedhin nga piedestalet e tyre.

Trashëgimia e tyre që ka mbijetuar në formën e racizmit deri më sot, duhet më në fund t’i takojë së kaluarës së bashku me ta.

Kjo ndodhi me statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston të cilën protestuesit e hodhën në portin e Bristolit.

Në Boston demonstruesit i prenë kokën skulpturës së Kristofor Kolombit zbulimi i të cilit çoi në fund të fundit në kolonizimin e Amerikës dhe më vonë në gjenocidin ndaj popujve indigjenë.

Edhe mbreti belg Leopold II, i cili vendosi një regjim brutal kolonial në Kongo, me siguri do të zhduket përfundimisht nga sytë e publikut. Si shumë të tjera edhe statujat e tij u hoqën ndërkohë nga autoritetet si masë paraprake.

Lëvizja “Black Lives Matter” ka rindezur një debat të vjetër në sytë e publikut.

Për vite të tëra ka pasur polemika, veçanërisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, se si duhen trajtuar “heronjtë” e dikurshëm. Shumë prej tyre kanë pasur një botëkuptim thellësisht racist dhe kanë shtypur, skllavëruar dhe vrarë njerëz.

Por a duhet që njerëzit t’i heqin dhe të hedhin në det skulpturat e tyre si në rastin e Edward Colstonit? “Si historian interesi im është që të ruhen monumentet si burime historike,” thotë Jürgen Zimmerer, profesor i historisë globale me fokus Afrikën në Universitetin e Hamburgut, në një intervistë me DW. Sidoqoftë ato duhet të “deheroizohen” dhe të riklasifikohen sa i përket historisë.

Modeli i Evropës Lindore për trajtimin e “heronjve”

Një mënyrë e mundshme mund të jetë krijimi i parqeve me statuja si i kanë krijuar disa vende të Evropës Lindore pas fundit të komunizmit. Një nga shembujt më të spikatur është “Parku Memento” në Budapest. Larg qendrës së qytetit në të strehohen disa dhjetëra statuja, buste dhe vepra të tjera arti që dikur dominonin kryeqytetin hungarez. Shembuj të ngjashëm mund të gjenden në Moskë, Sofje dhe Grutas në Lituani.

Shumë kanë qenë të traumatizuar nga kjo kohë dhe nuk mund t’i duronin më monumentet e shumta komuniste në peizazhin e qytetit”, shpjegon historiani i artit Arnold Bartetzky nga Instituti Leibniz për Historinë dhe Kulturën e Evropës Lindore (GWZO) në Leipzig në bisedë me DW. Shumë monumente të asak kohe janë shkatërruar. Prandaj parqet monumentale, siç është ai i Budapestit, janë edhe më e rëndësishme: “Të paktën disa prej statujave përfunduan jo në mbeturina, por në një mjedis të mbrojtur”, thotë Bartetzky dhe “Parku Mementos” tëheq sot mjaft turistë.

Historianët bëjnë thirrje për diskutim për hapësirën publike

Historianë si Jürgen Zimmerer dhe Arnold Bartetzky i konsiderojnë parqet e statujave vetëm si “zgjidhjen e dytë më të mirë”.

Ata kërkojnë që monumentet të lihen në vendin e tyre origjinal për t’u tërhequr me vetëdije vëmendjen njerëzve dhe për t’u shpjeguar kontekstin e tyre historik. Zimmerer sugjeron, për shembull, kthimin e statujave me kokë poshtë, hedhjen e tyre në tokë ose varrosjen e tre deri tek gjysma e trupit. “Kështu sfidohen zakonet me të cilat ne shikojmë përreth,” thotë ai. “Ne jemi të detyruar të hedhim një vështrim nga afër, ta shqyrtojmë në mënyrë kritike monumentin dhe historinë.”

Arnold Bartetzky gjithashtu bën thirrje për një konfrontim publik me historinë: “Shoqëritë liberale duhet të jenë në gjendje të durojnë që jo gjithçka që është në hapësirën publike korrespondon me pikëpamjet tona për botën. Kjo është pikërisht ajo që na dallon nga diktatura dhe regjimet autokratike”, thotë historiani i artit.

Deri ku duhet ta rishikojmë historinë?

Sidoqoftë nëse do të duhej të etiketohej dhe klasifikohej gjithçka që nuk korrespondon me normat e së tashmes, historianët do të kishin shumë punë për të bërë. Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë arritje të reja. Pra deri ku duhet të rishikohet historia? “Në thelb ne duhet të pyesim veten, se cilët njerëz dhe veprime i konsiderojmë ende si elemente identiteti për shoqërinë e sotme,” thotë Jürgen Zimmerer.

“Thelbësore këtu është të shtohen pyetje kritike.” Bartetzky gjithashtu hedh poshtë një sulm të gjithanshëm e të verbër kundër gjithçkaje që nuk është më konform sot dhe paralajmëron ndaj shkatërrimit të diskutueshëm të monumenteve: “Nëse vazhdojmë si tani do të humbasim një pjesë të madhe të trashëgimisë sonë kulturore”. /DW

Tags: evropa lindorehistorimonumente

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Kultura

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

15:23 | 24/12/2025
Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit

12:29 | 24/12/2025
Next Post
IKMT do shembë sot një ndërtesë 6-katëshe tek Unaza e Re

IKMT do shembë sot një ndërtesë 6-katëshe tek Unaza e Re

Tre serbë humbin jetën në mënyrë misterioze në Kosovë

Tre serbë humbin jetën në mënyrë misterioze në Kosovë

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një person

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një person







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

by mirseda
11:00 | 31/12/2025
0

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të...

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

10:36 | 31/12/2025
Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

10:33 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com