Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

COVID-19 dhe kinematë virtuale

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19 dhe kinematë virtuale

Kinematë kanë mbyllur dyert e tyre për publikun për shkak të krizës së Covid -19.

Për të kompensuar humbjet, disa prej tyre janë bashkuar me kompanitë e transmetimit të filmave në internet dhe kanë krijuar platforma në të cilat mund të shikohen virtualisht filmat e rinj. Zëri i Amerikës bisedoi me një drejtues të këtij shërbimi dhe një menaxhere kinemaje për formën e re të shikimit të filmave.

T I M E:

Ka qenë një periudhë e rëndë për kinematë amerikane që nga fillimi i krizës së koronavirusit.

Studiot e Hollivudit kanë shtyrë nxjerrjen e filmave me buxhete të mëdha, përfshirë filmin Mulan të kompanisë Disney dhe filmin më të fundit të serisë së filmave të James Bondit, No Time to Die ((MGM)).

Kompanitë më të vogla të prodhimit të filmave të pavarur dhe kinematë e vogla janë goditur më rëndë për shkak të buxheteve të tyre të vogla.

Situata e rëndë çoi në lindjen e kompanisë Virtual Cinema, një platformë dixhitale e transmetimit të filmave.

Michael Rosenberg kryesoi përpjekjet për krijimin e kinemave virtuale.

“Qëllimi i kësaj ideje është i dyfishtë. Sjellja para publikut e filmave tanë dhe vazhdimi i shfaqjes së filmave që zakonsiht shfaqeshin vetëm në kinema në partneritet me kinematë dhe krijimi i kushteve që kinematë të kenë një burim të ardhurash ndërsa vazhdojnë të jenë të mbyllura.”

Cinema Virtual ofron shërbime që mund të përdoren me lehtësi nga përdoruesit në faqen e internetit të kompanisë shpërndarëse FilmMovement.com.

Me një shtypje të një butoni, shikuesit mund të zgjedhin filma të rinj dhe të blejnë një biletë elektronike.

Çmimi i biletave është i njëjtë me ato të kinemave. Të ardhurat do të ndahen në mënyrë të barabartë mes kompanive të internetit dhe kinemave.

“Këto filma në shumicën e rasteve nuk janë në dispozicion në Netflix ose Hulu pasi ato nuk po blejnë filma të huaj dhe klasik”, thotë Michael Rosenberg, nga kompania Film Movement.

Në mesin e tyre janë edhe filmi islandez A White, White Day dhe filma të tjerë të njohur të pavarur, dhe “Corpus Christi, i cili ishte një nga pesë filmat e emëruar për Çmimin Oscar në kategorinë e fotografisë më të mirë të Filmave Ndërkombëtar.”

Kjo është një përpjekje për të bashkuar komunitetin e kinemave të pavarura në këtë periudhë të vështirë, thotë Jean de St. Aubin, drejtore ekzekutive e Qendrës së Filmit Gene Siskel të Çikagos.

“Një nga aspektet më të rëndësishme të shikimit të filmave në një vend publik është shoqërimi me njerëz të tjerë, bisedat për filmin. Prandaj, ne kemi organizuar hapësira për biseda virtuale me regjisorët e filmave. Teknologjia ka krijuar mundësinë që ne të kishim të ftuar në këto biseda kineastë nga Masaçusetsi, Irlanda dhe aktorë nga Los Anxhelesi. Pra, kjo vërtetë ka zgjeruar mundësitë për biseda.”

Ajo pret që disa nga shikuesit e filmave do të vazhdojnë të frekuentojnë kinematë virtuale edhe pas rihapjes së kinemave me një kapacitet të zvogëluar. Por…

“Do të ketë radhë të gjata për hapjen e dyerve të kinemave sepse njerëzit do të jenë kaq të uritur për të qenë në praninë e njerëzve të tjerë dhe për të paraë filma në ekrane të mëdha”, thotë ajo. /Voa

Tags: COVID-19kinemakoronavirus

TË LIDHURA

Sot përvjetori i 27-të i ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij
Kultura

Sot përvjetori i 27-të i ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij

09:56 | 12/09/2025
Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa
Aktualitet

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

08:54 | 12/09/2025
RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë
Kultura

RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë

18:05 | 11/09/2025
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

“Iku nga dritarja”, nëna nga Durrësi denoncon zhdukjen e vajzës së mitur

“Iku nga dritarja”, nëna nga Durrësi denoncon zhdukjen e vajzës së mitur

Italia lehtëson ndjeshëm kufizimet

Italia lehtëson ndjeshëm kufizimet

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com