Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Covi*d-19: Cilat vende do të pësojnë goditjen më të madhe pas Indisë?

4 vjet ago
in Bota
Covi*d-19: Cilat vende do të pësojnë goditjen më të madhe pas Indisë?

Nga Michael Head “The Conversation”

Në mesin e shumë kompleksiteteve që bart një krizë si pandemia e Covid-19, ekziston një hipotezë e thjeshtë:Nëse koronavirusi depërton tek një popullatë e ndjeshme, dhe ata njerëz janë në gjendje të përzihen, atëherë do të ketë një transmetim të konsiderueshëm në komunitetet.

Gjatë viteve 2020-2021, ne kemi parë që kjo ka ndodhur në mbarë botën, përfshirë së fundmi edhe Indinë. Por a mund të shohim situata të mëtejshme si ato në Indi, me raste të shumta dhe sisteme shëndetësore të mbingarkuara? Përgjigja e shkurtër:fatkeqësisht po.

Në nivel global, ka pasur një rënie inkurajuese të rasteve të reja të përditshme gjatë këtij muaji. Por përkundër këtij fakti, rastet ditore janë ende në një nivel shumë të lartë në përgjithësi, me statistikat në mbarë botën që fshehin diferencat e mëdha midis vendeve dhe zonave.

Ndërkohë edhe shpërndarja globale e vaksinave po përparon ngadalë, me pjesën më të madhe të botës që është ende e pambrojtur ndaj Covid-19. Këta faktorë nënkuptojnë se ka potencial për një rritje të mëtejshme të rasteve si situata që po shihet në Indi.

Ndërkaq, në Nepalin fqinj ka një situatë të ngjashme. Vende të tjera kanë për momentin shumë raste ditore, dhe spikasin Amerika Latine, Azia Juglindore dhe disa nga vendet më të vogla ishullore. Po kush është në rrezik?Sipas të dhënave zyrtare Laosi, Timori Lindor, Tajlanda, Kamboxhian, Fixhi dhe Mongolia.

Këto vende kanë pasur pak raste në të kaluarën, ndaj kanë pak imunitet natyror, dhe tani po përjetojnë shpërthime epidemike të mëdha, edhe për shkak të paaftësisë për të siguruar një furnizim të madh me vaksina.

Mbulimi aktual me vaksina është shumë i ulët. Tajlanda dhe Vietnami i kanë dhënë një dozë të parë përkatësisht vetëm 2 për qind dhe 1 për qind të popullsisë së tyre. Diku tjetër, situata shihet me frikë në të ardhmen e afërt.

Për shembull,Japonia do të mirëpresë së shpejti Olimpiadën, duke tërhequr atletë, personalitete, trajnerë dhe media nga çdo cep i globit. Pavarësisht nga shtimi i shpërndarjes së vaksinave gjatë muajit të kaluar, programi ka qenë i ngadaltë, me më pak se 4 për qind të popullsisë japoneze që ka marrë deri tani dozën e parë.

Sipas meje, në kushtet aktuale Lojërat Olimpike nuk duhet të mbahen as këtëvit.Amerika Latine vazhdon të përjetojë një goditje të rëndë nga Covid-19. Argjentina, Uruguai, Kosta Rika dhe Kolumbia,renditen në 10 vendet e para në botë, për sa i përket rasteve të reja të konfirmuara çdo ditë për 1 milionë banorë.

Nga ana tjetër, Afrika nën-Sahariane e ka përballuar pandeminë relativisht mirë- me disa përjashtime -pasi vendet patën një reagim të hershëm dhe vendimtar, duke mësuar leksionet e epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitet 2013-2016.

Sigurisht, edhe në këtë rast përfundimet duhet të jenë të kujdesshme. Hedhja e të dhënave në kohë reale dhe me cilësi të lartë gjatë një emergjence të shëndetit publik është e komplikuar, ndërsa të dhënat janë të fragmentuara dhe të paplota në pjesën më të madhe të botës.

Për shembull, mbetet e panjohur shkalla e transmetimit të virusit brenda kampeve të refugjatëve dhe në zonat e konflikteve. Ndërkohë, raportimi i të dhënave mund të ndikohet gjithashtu nga politika lokale. Disa vende si Tanzania, kanë zgjedhur që të minimizojnë ashpërsinë e Covid-19.

Ish presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, vdiq në mars të këtij viti, dhe në media u raportua se mund të kishte vdekur nga Covid-19, në një situatë kur ka vatra epidemike të pakontrolluara në të gjithë vendin dhe një rritje të madhe të vdekjeve. Por zyrtarisht ndikimi i Covid-19 në Tanzani ka qenë i ulët.

Ngjashëm edhe Bjellorusia po raporton norma të ulëta të vdekshmërisë (27.8 për 100.000 banorë), dhe ka refuzuar ta cilësojë Covid-19 një kërcënim serioz. Por Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IMHE),thotë se shkalla aktuale e të vdekurve nga virusi në këtë vend, është një nga më të lartat në botë, me 472.2 për 100.000 njerëz.

Periudhat elektorale dhe paqëndrueshmëria e qeverisjes politike,janë faktorë interesantë për t’u vëzhguar kur synohet të parashikohet se ku do të vërehen valët e ardhshme të Covid-19. Grumbullimet masive politike në Indi, ka të ngjarë të kenë kontribuar në transmetimin e gjerë të kohëve të fundit.

Ndaj vendet me sjellje të ngjashme, mund të jenë vatrat e nxehta të radhës. Natyrisht, shpërthimi tjetër epidemik mund të jetë i vështirë për t’u zbuluar. Pak prej nesh mund ta tregojnë me lehtësi Timorin në një hartë. Në përgjithësi ai do të varet nga një “stuhi e përsosur” e disa ndryshoreve.

Në thelbin e kësaj vale,do të jetë një shtrirje e ngadaltë e vaksinimit dhe e popullatave të pambrojtura që përzihen lirisht. Tubimet politike, festivalet dhe protestat në shkallë të gjerë, janë shembuj të tubimeve masive që mund të sjellin shpërthime të reja dhe të lehtësojnë përhapjen e mjaftueshme të virusit për të mbingarkuar me shpejtësi një sistem shëndetësor.

burimi:https://theconversation.com/covid-19-which-countries-will-be-the-next-to-see-a-big-spike-in-cases-160914

Përshtatur për Tirana Today

Tags: AfrikaCOVID-19India

TË LIDHURA

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën
Bota

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer
Bota

Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer

19:13 | 16/10/2025
Next Post
Dita e Drejtësisë, Yuri Kim: Reforma e vështirë, por po jep rezultate

Yuri Kim mesazh Berishës: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia çon në konflikt me SHBA!

Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia çon në konflikt me SHBA!

‘Pseudo pandemia’/ Manjani nxjerr Kushtetutën

Manjani: "Të zezat" e Berishës s’janë gjë krahasuar me ç'po i bëhet këtij vendi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit
Showbizz

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

by mirseda
22:26 | 16/10/2025
0

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Loredana Brati, ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e saj pas...

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com