Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Coutinho mesazh prekës për Liverpool: Ju jeni pjesë e imja

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Coutinho mesazh prekës për Liverpool: Ju jeni pjesë e imja

Philippe Coutinho tashmë është zyrtarisht një lojtarë i Barcelonës. Të hënën ai kishte një ditë intensive e cila filloi me testet mjekësore dhe u pasua me prezantimin në “Camp Nou” ku e pritën më shumë se 10 mijë tifozë. Ylli brazilian nënshkroi një kontratë 5 vjeçare me katalanasit deri në vitin 2023. Por pas prezantimit mesfushori 25-vjeçar ka dashur të falënderojë Liverpool-in për pesë vite e gjysmë që ka qenë në “Anfield”. Për ta bërë këtë, ai ka publikuar një foto të tij me fanellën e Liverpool-it dhe një tekst të gjatë:

“Që kur erdha në Liverpool, familja ime dhe unë u ndjemë të mirëpritur dhe kemi bërë shumë miq. Brenda dhe jashtë fushës, ne kemi përjetuar madhështinë e këtij klubi dhe të tifozëve të tij. Ruaj shumë kujtime, që u kanë sjellë lumturi tifozëve të Liverpool-it. Duke filluar të luaj me Liverpoll-in, kuptova madhështinë dhe historinë e klubit, por ajo që mësova me të vërtetë gjatë këtyre viteve ishte zemra dhe shpirti i veçantë i atij vendi, që ka personalitetin dhe karakterin e vet. E lashë Liverpool-in, sepse Barcelona është një ëndërr për mua. Liverpool ishte një ëndërr, që pata fatin ta realizoj dhe i kam dhënë atij pesë vite të jetës sime. Shpresoj që tifozët të kuptojnë se zgjedhja e mundësisë për të përjetuar diçka të re nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e rëndësisë së klubit. Asgjë nuk do t’i heqë kurrë nga zemra ime. I dëshiroj vetëm suksese Jurgen (Klopp) dhe ekipit për pjesën tjetër të sezonit e më gjerë. Është një ekip i pabesueshëm dhe ata po përmirësohen.

Ka shumë njerëz që unë dua t’u them faleminderit, por nuk mund të emëroj asnjë individualisht. I gjithë stafi i jashtëzakonshëm i klubit, që ka qenë pjesë e jetës sime në Liverpool, do të më mungojë. Për pronarët, të cilët kanë dhënë kaq shumë. Dhe për shokët e mi të pabesueshëm, të kaluarit dhe të pranishmit, të cilët më kanë ndihmuar të rritem dhe të përmirësohem si lojtar dhe si person. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve. Çdo gjë që kam arritur nuk do të kishte qenë e mundur pa ju. Dhe, së fundmi, tek njerëzit më të rëndësishëm në Liverpool. Për tifozët e Liverpool-it. Unë kurrë nuk mund t’ju falënderoj për gjithçka që më keni dhënë gjatë kësaj kohe. Nuk ka rëndësi se ku shkoj në botë, se për pjesën tjetër të jetës time gjithmonë do të kem në zemër dashurinë për Liverpool. Ju, klubi dhe qyteti gjithmonë do të jeni pjesë e imja. You’ll Never Walk Alone. Philippe”.

Tags: CoutinhoimjaJeniliverpoolmesazhpjesëprekes

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
4-vjeçarja nuk ecën ende, Spitali Amerikan i ofron fizioterapi falas

4-vjeçarja nuk ecën ende, Spitali Amerikan i ofron fizioterapi falas

Spalletti ka dhënë emrat, tani radhën e kanë drejtuesit

Spalletti ka dhënë emrat, tani radhën e kanë drejtuesit

Brukseli: Shqipëria s’ka vend në BE! 2025-a, viti  i Serbisë dhe Malit të Zi

Brukseli: Shqipëria s’ka vend në BE! 2025-a, viti  i Serbisë dhe Malit të Zi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com