Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

“Corriere dello Sport” ka ngritur zërin ndaj vendimeve të arbitrave në ndeshjet gjysmëfinale të Champions League, ku sipas tyre u favorizuan hapur dy ekipet finaliste. E përditshmja italiane ka dalë në një qëndrim të fortë duke e konsideruar këtë kompeticion madhor të klubeve europiane në futboll si “THE SCEMPIOOONS!!!” (kampionët e turpit).

Gazetari Ivan Zazzaroni ka treguar çdo rast në shkrimin e tij duke kryqëzuar shtëpinë e futbollit europian, UEFA-n, për rezistencën që ka barë për të mos linçuar VAR-in në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit. Champions League sipas gazetarit e ka humbur bukurinë dhe është një krim që finalistët apo edhe në ndeshjet në tërësi fituesi të vendoset nga gabimet e arbitrave, të cilët kanë larguar besimin e tifozëve nga futbolli i pastër.

Ja shkrimi i plotë dhe mjaft i fortë i gazetës së njohur sportive italiane:

Nëse ju pëlqen futbolli i padrejtë dhe i padëshirueshëm, ai jopopullor; nëse jeni të dashuruar me teorinë se “arbitrat gabojnë, ashtu si edhe lojtarët, ndaj gabimet e tyre duhet të pranohen gjithmonë”; në qoftë se ju pëlqen rezultati që nuk korrespondon me djersën në fushën e blertë; në qoftë se…., me fjalë të tjera, në vitin 2018 tolerohet edhe futbolli “politico o soltanto miope”, nënshtrimi psikologjik, besimi i keq mbi të mirin (jo gjithmonë, natyrisht), atëherë për ju UEFA ka ngritur turneun ideal: ai quhet “Scempions League”. Ose, krim i përsosur i futbollit…

Ky është një kompeticion i padrejtë, që këtë edicion ka dërguar në finalen e Kievit, Real Madridin dhe Liverpool, dy ekipe që kanë përfituar hapur nga gabimet e arbitrave në gjysmëfinale të Champions-it. “Los Blancos”, madje, edhe më parë (Real-Juve), kur kanë gëzuar ndihmën e jashtëzakonshme të arbitrit. Unë nuk e diskutoj forcën, apo gjendjen e formës së dy finalistëve, por e gjej të padurueshëm që në sezonin e VAR-it, ne mund të dëshmojmë të tillë gabime arbitrale, megjithatë, të dokumentuara.

Unë nuk do ta bëj këtë një çështje të inferioritetit politik italian. Gjermanët kanë një federatë të rëndësishme, por akoma këtë vit, Bayern Munich u penalizua nga arbitrat, që çuditërisht, gjithmonë favorizojnë Real Madridin. Mos harroni se edhe dy vite më parë, ndeshja Juve-Bayern u zgjidh nga arbitrat. Dhe të mos flasim pastaj për të famshmen Barcelona-PSG, sezonin e kaluar.

Presidenti i UEFA-s tashmë ka thënë se nuk do të prezantojë ende asistencën e videos (VAR) në Champions, jo menjëherë. Kjo është politikë, nuk është futboll. A nuk e kuptoni se dhjetëra kamera më shumë, ose më pak, të dedikuara, u kanë dhënë “bilbil” miliona shikuesve? A nuk është rasti për të shmangur gabimet e tjera “mutane” me rëndësi planetare? Kur do të kthehet besueshmëria e futbollit të Champions-it? Apo, le të presim finalen e Kievit. Ndoshta, për të parë gafat e radhës…!!!”

Tags: “Corriere dello Sport”futbollitkrimikryqëzonpersosurUEFA-n

TË LIDHURA

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes
Sport

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

16:18 | 15/04/2026
Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës
Sport

Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

15:38 | 15/04/2026
Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Next Post
“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

Kërcënoi Ramën/Saimir Tahiri humb toruan nga pyetjet  në ‘Opinion’

“Shpirtrat që mund të ketë trazuar dorëzimi i Saimir Tahirit”

Ranieri tregon “fytyrën” e futbollit në Itali: Ja si përcaktohet kampioni

Ranieri tregon “fytyrën” e futbollit në Itali: Ja si përcaktohet kampioni







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes
Sport

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

by mirseda
16:18 | 15/04/2026
0

Një gjyqtar futbolli amator është ndarë nga jeta pas një atentati të mirëfilltë të kryer ndaj tij...

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:06 | 15/04/2026
Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

15:49 | 15/04/2026
Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

15:38 | 15/04/2026
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

15:31 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com