Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Comey publikon bisedat, Trump ka tejkaluar kompetencat

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Comey publikon bisedat, Trump ka tejkaluar kompetencat

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey është duke dhënë deklarata të forta deri më tani për marrëdhënien e tij me presidentin Trump. Ai deri tani ka dëshmuar se Trump ka kërkuar që ta ketë në patronazh atë dhe FBI-në. Por Comey ka bërë disa deklarata me shkrim më parë për të treguar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur kronologjia e marrëdhënieve me Trump.

Ja se çfarë ka deklaruar Comey”

Comey, 27 Janar

“Presidenti më telefonoi rreth mesditës dhe më ftoi për një darkë…aty doli se vetëm ne të dy ishim pjesë, në një tavolinë të vogël ovale. Presidenti e filloi bisedën me pyetjen, nëse unë dua ta mbaj postin e drejtorit të FBI-së. M’u duk e çuditshme, sepse më kishte thënë dy herë më parë, se ai shpreson që do të qëndroj në detyrë….i thashë se e dua punën dhe mendoj të përmbush mandatin prej 10 vjetësh….Disa momente më vonë presidenti më tha ‘Unë dua besnikëri, pres besnikëri’. Nuk lëviza, nuk fola, nuk ndryshova shprehjen e fytyrës përgjatë heshtjes së pakëndshme që pasoi……Në fund të darkës presidenti përmendi edhe njëherë postin…Ai tha: ‘dua besnikëri’. Unë iu përgjigja: ‘Gjithmonë do të keni ndershmërinë time.'”

Comey, 14 shkurt

“Më 14 shkurt isha për një takim të shkurtër me presidentin në Oval Office…Në fund presidenti i sinjalizoi grupit se do të flasë vetëm me mua…”Dua të flas për Mike Flynn…tha se “ai është një djalë i mirë, ka përballuar shumë…pastaj tha se ‘shpresoj të gjeni një rrugë të lirë, ta lini këtë, ta lini Flynn. Është djalë i mirë. Shpresoj ta lini….nuk e kuptova këtë sikur presidenti po fliste për hetimet kundër Rusisë në kuptimin më të gjerë apo për lidhje të mundshme me ekipin e tij zgjedhor…sido që të jetë ishte e shqetësuese, për shkak të rolit të FBI-së si autoritet i pavarur hetimor.”

Comey, 30 mars

“Presidenti më thirri në FBI. Ai i përshkroi hetimet për Rusinë si “re” që kufizon mundësitë e tij të punojë në të mirë të vendit, ai tha se nuk ka të bëjë me Rusinë dhe aspak me prostituta në Rusi…Më pyeti se ç’mund të bëja për ta çarë “këtë re”. I thashë se ne po hetojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai tha se shpreson që unë të gjej një mënyrë, që të bëj publike, se nuk po hetojmë personalisht kundër tij.”

Comey, 11 prill

“Në mëngjesin e 11 prillit presidenti më telefonoi dhe më pyeti, se çfarë kisha bërë lidhur me lutjen e tij, të bëja publike që ai nuk është objekt i hetimeve. Iu përgjigja, se kërkesën e kisha transferuar tek ministri i Drejtësisë. Ai tha: ‘kam qenë shumë luajal me ju, shumë luajal….e kishim këtë gjë, ju e dini.’ Nuk u përgjigja dhe nuk e pyeta, se ç’kishte parasysh me ‘këtë gjë’. Kjo ishte hera e fundit që fola me presidentin Trump.”

Tags: bisedatDonald TrumpFBIJames Comeykompetencatpublikoi

TË LIDHURA

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Next Post
Basha: Do anulojmë ligjin e arsimit të lartë, tarifat për studentë do të ulen

Basha: Do anulojmë ligjin e arsimit të lartë, tarifat për studentë do të ulen

Rama: Unioni i Gjyqtarëve do të bllokojë sërish Vettingun

Rama: Unioni i Gjyqtarëve do të bllokojë sërish Vettingun

Basha për Veliajn dhe Sejdinin: Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës, ndërsa lalën e ka zënë hashashi

Basha për Veliajn dhe Sejdinin: Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës, ndërsa lalën e ka zënë hashashi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore
Bota

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

by mirseda
21:47 | 11/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha e kishte paralajmëruar Trump për një Luftë të Tretë Botërore dhe se...

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com