Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se prania e variantit britanik në Shqipëri, ka rritur shkallën e infektimeve.
E ftuar në emisionin Opinion, Manastriliu tha se aktualisht në vendin tonë janë riinfektuar me koronavirusi 28 qytetarë.
Ogerta Manastirliu: “Kemi disa të dhëna në raport me riinfektimet. Riinfektim quhet ai rast ai që infektohet tre muaj pasi është konfirmuar njëherë pozitiv është konfirmuar negativ me tampon dhe riinfektohet sërish, por gjatë periudhës nuk ka pasur shenja të COVID. Deri më tani kemi 28 raste të riinfektimeve në Shqipëri.”
Kurba e koronavirusit në vend ka pësuar ulje pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 602 raste të reja, nga .
Ndërkohë, 16 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime