Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimi i ujit/ Paralajmërohen rritje tarifash në gjithë vendin

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Çmimi i ujit/ Paralajmërohen rritje tarifash në gjithë vendin

Faturat e ujit për familjet shqiptare pritet që të rriten në emër të reformimit të sektorit. Enti Rregullator i Ujit e ka paralajmëruar këtë në raportin vjetor të vitit 2017 ku vlerëson se ka ende hapësira për të rritur tarifat që lidhen sidomos me pjesën e shërbimeve.

zyrtare-uji-i-uj-euml-sjell-euml-sit-t-euml-mitrovic-euml-s-euml-sht-euml-plot-euml-sisht-i-pijsh-euml-m_hd

Në analizën e saj ERRU konfirmon se ende situata mbetet problematike me një humbje në rrjet prej 67 për qind të ujit dhe ku lidhjet e jashtëligjshme zënë një pjesë të konsiderueshme të paktën 20 për qind të totalit.

“Nga përshkrimi i gjendjes së sektorit më sipër vihet re relativisht një përqindje e lartë e mbledhjes së faturave, ndërkohë që përgjithësisht sektori është në gjendje jo të mire financiare. Kjo tregon që krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulëta të shërbimeve, që kanë mjaft hapësirë për rritjen e tyre. Këtë fakt ERRU e ka një ndër konsideratat kryesore gjatë analizës, vlerësimit dhe miratimit të tarifave që propozojnë shoqëritë UK” thuhet në raport.

Të gjithë këtë ERRU e argumenton me mundësinë e përballueshmërisë që është kriteri që përdor ky institucion për mundësinë që ka një familje për pagesën e faturës së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve. Niveli që përdoret në këtë rast është 5 për qind e të ardhurave mesatare për familje. “INSTAT vlerëson se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë/m3. Tarifat aktuale të shërbimeve UK janë akoma mjaft më të ulëta se kjo vlerë” thuhet ne raportin e ERRU.

Në një prononcim të mëparshëm për mediat, drejtori i Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani ka paralajmëruar rritje të vazhdueshme tarifash, për të përballuar nevojën për investime. “Strategjia Kombëtare e Financimit të Sektorit të Ujit me anë të një modeli 3T (Tarifa, Transferta Donatoresh, Taksa-Buxheti nga qeveria qendrore) parashikon realizimin e këtyre investimeve me një mesatare prej rreth 170 milionë eurosh në vit, për një periudhë kohe 22-vjeçare deri në fund të vitit 2040. Skema e financimit parashikon që nga rritja e tarifave të shërbimeve të përballohen mesatarisht çdo vit rreth 40-50% e vlerës totale të kërkesës për investime kapitale. Rritja e pritshme e tarifave për të realizuar objektivat dhe investimet e mësipërme do të konsistojë në pjesën më të madhe për mbulimin e kostove të shërbimeve të KUN (grumbullim, largim dhe trajtim të UN).
Ky përfundim është arritur nga një analizë e hollësishme e përballueshmërisë reale të popullsisë për të paguar faturat që do të rezultojnë nga niveli i rritur i tarifave”, ka pohuar ai. http://www.monitor.al/mes-nevojes-per-investime-dhe-dilemes-se-rritjes-se-tarifave-2/

Rritja e tarifave në Tiranë
Nga 1 janari 2018, tarifat e ujit u rritën me 44% në Tiranë (nga 45 lekë për metër kub, në 65 lekë). Edhe në rastin e kryeqytetit ERRU argumentoi se rritja e tarifave ishte e përballueshme, ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës shfaqi rezerva të shumta për këtë rritje. “Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat’, theksohet pas shikimit të vendimit të ERU-t. ‘Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë’, rekomandoi Autoriteti.

Sektori i mbingarkuar me staf, ka mungesë përgjegjshmërie

ERRU vlerëson se sektori i ujësjellës-kanalizimeve vijon të shfaqë problematika që lidhen me mungesën e përgjegjshmërinë si dhe mbingarkesës me staf. Ndër të tjera raporti rendit disa nga pikat më problematike: ku sistemi i administrimit të sektorit është i decentralizuar me përgjegjësi direkte nga pushteti vendor, është mjaft i fragmentarizuar dhe i pabalancuar financiarisht me borxhe të konsiderueshme, ku vetëm 19 shoqëri mbulojnë shpenzimet e operimit, ka një mungesë përgjegjësie nga pushteti vendor dhe stafi drejtues i shoqërive të UK, ngaqë deficiti në bilancet financiare të shoqërive kompensohen nga Qeveria Qendrore me subvencione.

Raporti sjell në vëmendje edhe faktin që sot Shqipëria ka një cilësi të ulët shërbimi me furnizim me ujë mesatarisht 12/24 orë në ditë vetëm në pak ujësjellës. Sistemi mbetet ende pa matësa ndërkohë që në shumë raste pjesa e faturimit cënohet nga faktorë të tjerë siç është korruptimi i faturuesve.

Monitor

Tags: çmimigjithëparalajmerohenrritjetarifashujitvendin

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 2 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 2 shkurt 2018

Vret veten djali i Fidel Castro, fizikanti i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik

Vret veten djali i Fidel Castro, fizikanti i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik

Kërcënohet me jetë Kotzias: Kemi tre plumba për ty!

Kërcënohet me jetë Kotzias: Kemi tre plumba për ty!







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com