Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Cili është dallimi midis një populisti dhe një diktatori? Grekët e lashtë e kanë një përgjigje

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Cili është dallimi midis një populisti dhe një diktatori? Grekët e lashtë e kanë një përgjigje

Nga: Edmund Stewart

Xhorxhia Meloni është kryeministrja e re e Italisë. Partia e saj, Fratelli d’Italia, mori 26 përqind të votave, dhe si pjesë e një koalicioni të ekstremit të djathtë, kontrollon tani shumicën në të dy dhomat e parlamentit. Sipas revistës gjermane “Stern” Meloni është “gruaja më e rrezikshme në Evropë”.

Po ashtu ekziston shqetësimi se partia e saj është një organizatë “neofashiste”, dhe kësisoj përbën një rrezik për demokracinë në Evropë. Fitorja e saj shtron një pyetje të vjetër: si mund ta bëjmë dallimin midis një populisti demokratik dhe një tirani?

Përvoja e shekullit XX, tregon se partitë shumë ideologjike dhe totalitare, siç ishin fashistët e Musolinit, përfaqësojnë kërcënimin më të madh për demokracinë. Por ne mund t’i identifikojmë më mirë kërcënimet ndaj demokracisë në botën moderne, duke përdorur një gamë më të gjerë shembujsh historikë.

“Despotët” dhe “të fortët” e shekullit XXI-të, i ngjajnë një modeli më të vjetër të sundimit autoritar: diktatorit apo tiranit personalist, ku pushteti i jepet më shumë një individi sesa një partie apo grupimi ideologjik. Njerëzit e parë që e shqyrtuan çështjen se si të njohim një diktator të ardhshëm, dhe teoricienët e parë të tiranisë, ishin grekët e lashtë.

Teoricienët klasikë, përfshirë Platonin dhe Aristotelin, identifikuan dy të vërteta që sot janë lënë pas dore nga bota perëndimore. Së pari, tirania nuk përkufizohet kryesisht nga ideologjia apo sjellja, por nga shpërndarja e pushtetit brenda një shteti. Kushtetutat në botën e lashtë kategorizoheshin sipas asaj se kush ishte sovrani (pra demokracia është një shtet ku njerëzit (demosi), kanë pushtet (kratos).

Në një tirani, monopolin e pushtetit dhe pasurisë e ka një individ dhe mbështetësit e tij më të afërt. Për të identifikuar një tirani, pyetja kryesore nuk është nëse një politikan është demagog, por nëse strukturat e shtetit e lejojnë atë të konsolidojë pushtetin e tij.

Parimi i dytë bazë, është se pushteti korrupton, dhe se shpërndarja e pushtetit përcakton sjelljen e liderit. Nëse është kështu, tirani – që zotëron një pushtet të tepruar – do të korruptohet moralisht me kalimin e kohës. Ky vëzhgim është regjistruar së pari nga historiani grek Herodoti (rreth vitit 430 Para Krishtit). Herodoti pohoi se disa fisnikë persianë debatuan se çfarë kushtetute duhet të miratonin (rreth vitit 522 Para Krishtit). Një nga ata fisnikë, Otanes, thoshte se mungesa e kontrolleve ligjore i nxiste me kalimin e kohës edhe njerëzit e mirë që t’i nënshtroheshin tundimit të keqpërdorimit të pushtetit.

Të dhënat moderne i konfirmojnë deri diku këto vëzhgime. Regjimet autoritare priren të shoqërohen me nivele më të larta të korrupsionit dhe me një qeverisje më të keqe sesa demokracitë funksionale. Në skajin më ekstrem, diktaturat “personaliste” (ku Rusia e Vladimir Putinit është një shembull aktual) karakterizohen nga vendimmarrje të çrregullta, nivele të larta të shtypjes së brendshme brenda, dhe të qenit agresive në politikën e jashtme.

Thelbi është të shqyrtohet ndarja (ose përqendrimi) i pushtetit në vende të veçanta. ‘Shëndeti’ i përgjithshëm i institucioneve demokratike, me ose pa politikat nacionaliste, përcakton nëse shtetet janë të ndjeshme ndaj degradimit të demokracisë.

Një faktor i rëndësishëm (siç tregohet nga të dhënat për tranzicionin e regjimit), është se sa kohë zgjasin këto institucione. Demokracitë e konsoliduara, kanë shumë më pak gjasa që të lëvizin drejt autoritarizmit sesa demokracitë në të cilat kushtetutat janë të reja ose ndryshohen shumë shpesh.

Në përgjithësi, tiranët nuk i zhdukin institucionet: ata i pengojnë ato që të funksionojnë siç duhet. Populistët nuk kanë besim tek institucionet, ndërsa diktatorët i përdorin ato. Në botën e lashtë, një tiran si Pisistratus i Athinës (sundoi rreth viteve 546-526 Para Krishtit) nuk kishte nevojë që të shfuqizonte ligjet ekzistuese.

Tregohet se në një rast, ai mori pjesë në një gjyq për vrasje si i pandehur. Por prokurori refuzoi të merrte pjese. Ai kishte frikë që ta pushonte çështjen. Tiranët mund të veprojnë kështu, pasi ata kontrollojnë se kush mban poste shtetërore. Po ashtu ata zotërojnë shpesh një milici personale apo mjete shtrëngimi.

Një nga lëvizjet e para të Pisistratusit, ishte të bindte athinasit që t’i jepnin një truprojë. Tirania është pra, një shtet ku nuk sundon ligji, por, ku tirani sundon me anë të ligjit. Analistët modernë priren të fokusohen më pak në shpërndarjen e pushtetit, dhe më shumë tek ideologjitë e liderëve, deklaratat publike dhe stilet e lidershipit.

Në rastin e Melonit, çdo ngjashmëri me fashizmin e viteve 1930 në Itali ndez sirenat e alarmit. Shumë analistë përmendin origjinën e partisë së Melonit në partinë neofashiste Movimento Sociale Italiano (Lëizja Sociale Italiane).

Diktatorët vijnë nga të gjitha prejardhjet ideologjike. Politika nacionaliste nuk çon domosdoshmërisht në autoritarizëm. Ndërsa ksenofobia është shpeshherë një mjet i diktatorëve, promovimi i sovranitetit kombëtar nga Fratelli d’Italia është gjithashtu një konservatorizëm i zakonshëm.

Hungaria e Viktor Orban është një shembull, ku një parti e krahut të djathtë (Fidesz) jo vetëm që ka fituar zgjedhjet, por ka qenë në gjendje ta përqendrojë në një shkallë shqetësuese pushtetin në duart e veta. Qeveria ka një kontroll gjithnjë e në rritje (megjithëse jo universal) mbi median, dhe ndaj saj ka shumë akuza për korrupsion.

Pavarësia e gjyqësorit është sot shumë e diskutueshme, ndërsa ka raportime mbi përgjimet e paligjshme. Kritika ndaj Orban është fokusuar në elementët ideologjikë të programit të tij, siç janë pikëpamjet tradicionale të krishtera mbi seksualitetin. Kjo e ka ndihmuar Fidesz-in që të garantojë mbështetjen nga elektorati i djathtë.

Përmes masave ndëshkuese agresive, BE e ka kthyer gjithashtu Orbanin në një një martir për ata që shqetësohen nga federalizmi evropian. Për kundërshtarët e projektit evropian, Orban dhe Putin po luftojnë ndaj një armiku të përbashkët. Bazuar në këto përkufizime, Meloni nuk është një diktatore dhe as Orban, edhe pse i dyti po i afrohet më shumë këtij përkufizimi, ndërsa po synon që të kontrollojë institucionet kryesore të pushtetit.

Reagimi i tepruar ndaj populizmit nacionalist në një demokraci, mund të japë edhe efektin e kundërt. Orban ka fituar 4 palë zgjedhje në 12 vitet e fundit. Triumfi i Melonit tregon se politika e Evropës mbetet e paqëndrueshme. Dhe nevojitet një qasje më pajtuese për të përhapur besimin toksik, që propagandohet nga shumë njerëz në të djathtë, se sistemi është manipuluar kundër tyre.

Ishte më se e mundur të parashikohej që monopolizimi i pushtetit nga Putin në Rusi, do të çonte në sjellje gjithnjë e më agresive. Aristoteli thoshte dikur se “tirani është një nxitës i luftës, me synimin e qartë që t’i mbajë vazhdimisht njerëzit në një gjendje të tillë që të kenë  gjithmonë nevojë për një udhëheqës”.

Politikë-bërësit dhe media duhet të bëjnë dallimin midis lëvizjeve ose individëve që sfidojnë në mënyrë legjitime statuskuonë politike në një demokraci, dhe atyre që përbëjnë një kërcënim të  vërtetë për vetë demokracinë. Termat demokraci, demagog dhe tiran janë përdorura nga grekët e lashtë.

Demagogët, ose populistët, janë një tipar i qenësishëm i demokracisë ku të gjithë kanë të drejta të barabarta. Për shumë teoricienë, nga Aristoteli tek Etërit Themelues të SHBA-së, kjo është një dobësi kryesore e demokracisë. Por nëse shoqëritë perëndimore duan që të mbeten demokraci, ato janë gjithashtu edhe një pjesë e pashmangshme e politikës.

Shënim: Edmund Stewart, asistent/profesor në historinë e Greqisë së Lashtë në Universitetin e Notinghemit, Angli. / “The Conversation” – Bota.al

Tags: diktatorEdmund Stewartpopulist

TË LIDHURA

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës
Bota

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat
Bota

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025
Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s
Bota

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
Next Post
Trajneri i Serbisë ofendon shqiptarët, Ismet Munishi e shan me “libër shtëpie” (VIDEO)

Trajneri i Serbisë ofendon shqiptarët, Ismet Munishi e shan me “libër shtëpie” (VIDEO)

Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

Pse po emigrojnë miliona italianë larg atdheut?

Ndodh në Kinë/Refuzoi karantinën, burri tërhiqet zvarrë nga shtëpia e tij (VIDEO)

Ndodh në Kinë/Refuzoi karantinën, burri tërhiqet zvarrë nga shtëpia e tij (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com