Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Cilat janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shumë në jetë?

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Cilat janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shumë në jetë?

Nga: Adrian R.Camilleri “Psychology Today”

A keni marrë ndonjëherë një vendim, për të cilin jeni penduar më vonë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumica e njerëzve e njohin mirë atë ndjenjë zbrazëtie, të përzier me një nuancë zemërimi. Megjithëse shumë nga pendesat janë të vogla dhe harrohen shpejt – siç mund të jetë një koment idiot që mund të keni bërë së fundmi në rrjetet sociale – janë disa lloj pendesash që na mundojnë më shumë se të tjerat.

Reflektimi mbi pendimet që kanë më shumë ndikim tek ne është i rëndësishëm, pasi ato lidhen zakonisht me vendimet e mëdha të jetës. Secili prej nesh është në kontroll të këtyre vendimeve. Prandaj ne mund t’i shmangim keqardhjet më të këqija duke pasur një plan. Por cilat janë vendimet, për të cilat ka më shumë gjasa të pendohemi dhe pse?

Një studim i fundit në SHBA, i cili u kërkoi 270 qytetarëve të përshkruajnë një pendesë  domethënëse gjatë jetës së tyre, zbuloi se pendesat më të zakonshme të raportuara përfshijnë lidhjet romantike (19.3 për qind), familjen (16.9 për qind), shkollimin (14 për qind), karrierën (13.8 për qind), financat (9.9 për qind), dhe prindërit (9 për qind).

Një mënyrë tjetër për të mësuar mbi pendesat më të mëdha të jetës, është të dëgjojmë ata që kujdesen për njerëzit që janë duke vdekur. Këta kujdestarë, që kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre duke folur me ata që janë duke vdekur, kanë një këndvështrim unik.

Ndoshta shembulli më i njohur është ai i Broni Ueir, një kujdestare e kujdesit paliativ nga Australia, që shkroi një libër me titull “Pesë keqardhjet kryesore të njerëzve në prag të vdekjes”. Në të, ajo përshkruan pesë dëshirat më të zakonshme që dëgjoi nga klientët e saj, të cuilët do të vdisnin së shpejti. Ja cilat janë përmbledhtazi ato:

Do të doja të kisha guximin të bëja një jetë të vërtetë siç e doja vetë, dhe jo jetën që prisnin të tjerët nga unë. Respektimi i rreptë i normave kulturore në kurriz të pasioneve tuaja, do t’ju sjellë zhgënjim dhe hidhërim.

Do të doja të mos kisha punuar aq shumë. Koha është e pakthyeshme, kështu që nëse e kaloni vetëm duke punuar, atëherë nuk mund të keni kohë për të bërë gjëra më kuptimplota.

Do të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia. Vetëm duke qenë i hapur dhe i sinqertë në lidhje me mendimet dhe ndjenjat tuaja, mund të krijoja lidhje të mirëfillta me njerëzit e tjerë.

Do të doja të isha në kontakt me miqtë e mi. Është zhgënjyese të shkëputesh nga ata që të kuptojnë vërtet, dhe të pranojnë ashtu siç je.

Do të doja ta kisha lënë veten të isha më e lumtur. Pritshmëritë dhe mendimet e të tjerëve, nuk duhet t’ju ndalojnë që të jeni të lumtur për atë që jeni. Për më tepër, lumturia mund të gjendet gjatë udhëtimit, dhe jo ​​vetëm në destinacion, të cilin shpesh nuk e arrijmë kurrë.

Po çfarë i çon njerëzit drejt pendesës për shumë gjëra që bëjnë në jetë? Ndjenjat e pendimit në planin afatgjatë, kanë më shumë të ngjarë të lidhen me vendime që përfshijnë mosveprimin. Pra të zgjedhësh të mos bësh diçka.

Për shembull, atë punë jashtë shtetit që nuk e nise kurrë, apo personin që nuk ke pasur guximin ta kërkosh. Ky lloj pendimi forcohet nga imagjinata jonë, e cila krahason botën reale me vizionet e një bote më të mirë alternative.

Ju nuk mund ta dini kurrë se si do të kishin dalë gjërat ndryshe, por mendja juaj mund të krijojë lehtësisht një panoramë rozë. Vendimet që çojnë në rezultate të dobëta, prodhojnë edhe keqardhjet më të mëdha, sidomos kur është më e vështirë t’i justifikosh ato vendime në retrospektivë.

Disa vendime merren shpejt, pa u konsultuar me të tjerët, ose pa u menduar për opsionet dhe pasojat e tyre të mundshme. Kur këto vendime sjellin pasoja të këqija, ka shumë të ngjarë që të ankoheni sesa mund t’i kishit bërë diçka ndryshe. Pendesat shkaktohen shpesh nga vendimet që ju largojnë më tej nga versioni ideal i vetvetes.

Personi që dëshironi të jeni bazohet në vlerat tuaja, të cilat pasqyrojnë gjërat që janë të rëndësishme për ju. Disa vlerësojnë fuqinë, të tjerët konformitetin, të tjerët sigurinë. Sido që të jetë, vendimet që kompromentojnë vlerat tuaja ju ekspozojnë ndaj rrezikut të pendesës.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/life-s-biggest-decisions/202106/what-are-life-s-biggest-regrets

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Next Post
SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Gjonaj paralajmëron: ''Gërdecit'' dhe ''21 Janarit'' do u shkohet në fund







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral
Aktualitet

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

by mirseda
20:38 | 17/04/2026
0

Në protestën e sotme të opozitës nuk munguan mesazhet e ndryshme të qytetarëve, të shfaqura përmes pankartave....

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

20:36 | 17/04/2026
“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

20:23 | 17/04/2026
Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

20:21 | 17/04/2026
Arrestohet këngëtari D4vd, trupi i 14-vjeçares Celeste u gjet në Teslën e tij

Arrestohet këngëtari D4vd, trupi i 14-vjeçares Celeste u gjet në Teslën e tij

20:14 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com