Mozambiku konfirmon më shumë se 3100 persona të prekur nga kolera, që nga shpërthimi i një prej cikloneve më të këqija, i njohur ndryshe si Cikloni Idai.
Gjashtë persona kanë vdekur për shkak të diarresë dhe kjo ka vënë në lëvizje punonjësit e shëndetësisë, të cilët po punojnë për realizuar një vaksinim pothuajse në të gjithë qytetin e Beiras.
Vetëm javën e kaluar raportohet të jenë shpërndarë 900,000 doza, për të parandaluar përhapjen e kësaj “stuhie” që ka përfshirë vendin.
Nisma nga organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”, është vlerësuar si një nga fushatat më ambicioze të realizuara deri më tani.
Specialisti i OKB-së që koordinon përpjekjet e ndihmës, Julien Graveleau, tha se ishte “mjaft optimist” për suksesin, pavarësisht nga sfidat.
“Natyrisht, rastet e prekura nga sëmundja do të rriten, por besoj se jemi gati për të përballuar fluksin”, shtoi ai. Ministria e Shëndetësisë së Mozambikut tha se më shumë se 70-të përqind e vaksinave është shpërndarë gjatë mëngjesit të së dielës.
“Ishim përgatitur vërtet për më të keqen”, tha Francisca Baptista da Silva, një koordinatore e projektit për Mjekët pa Kufij.
“Por për momentin ne po e kontrollojmë situatën”, u shpreh ajo, raporton The Independent. “Njerëzit kanë ende frikë nga kolera, është një betejë që vazhdon”, përfundoi ajo./ Përshtati Tirana Today